Katundi Milla dhe Vorri i Harapit huazuar nga libri “Koha e Sheges”

February 28, 2010   | Kulturë / Kultura

Katundi Milla dhe Vorri i HarapitFshati Milla. E dini se ku bie? Po ta dinit do të thoshit të habitur: pranë.. Milla na pret aty, mbështetur pranë Malit të Gjanë, prej nga buronte gurra e famshme Uji i cemtë i Millës, nën Lipojë. Ky ujë asht oh…shalqirin e pëlcet; ah, fllad; ah, mrekulli nën male. Uji i Millës gurgullon ndërmjet Lisit të Madh, qindravjeçar. Fle aty mes maleve të Kalimanit, majës Rrasa Decit dhe Lesë Kocit, majës Pat Lakut, ndërsa mbi tre Shkambijt e Petit rrjedh Uji Millës. Kroni brufullon, vrion ‘OJI’. Ai e bënte Millën të njohur. Gjer në mbarim të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX vinin e nga e gjithë zona e Mbishkodrës për të bluar miell –‘MILLË’ pikërisht në atë vend. Aty mbante edhe rruga kryesore që lidhte krahët e anëve tejmalit të Shkodrës me Ulqinin bregdetar. Njihej si rruga me emrin Leqet e Mill’s, afër ‘rrezigaqeve’. Kështu, pra, emri Milla, si rrugë dhe vend i ujit të bollshëm me mullinjtë e saj (askokohe kishte përmbi 15 mullinj të gurit për të cilët katundi ishte në zë dhe e fitoi emrin MILL se pikërisht atë punë bënte…). Uji zgjati derisa u grabit nga qyteti i Ulqinit mbas 1950-tës. Me ikjen e Ujit në qytet, mullinjtë e humben vlerën. (Sot, kur uji ka shteruar, punon vetëm një mulli guri, ai në fund të Millës që dikurshme, të famshme qëmoti, një, sa për të na zhytur sërish në kujtime).
Në Lipoj, atje lart, në vetmi, aty prej nga edhe buron gurra, duket si fantazmë një varr i madh për afro 3 metra. Habiteshin të gjithë: fshatarë e kalimtarë të radhës e me droje shqiptonin një emër:
– Po, po. Ky asht’ Vorri Harapit! Janë ruajtur edhe këngët për të. Harapi kërkonte mejdanxhi në bejleg.

– Harapi Anës Malit po i çon fjalë,
– Për haraç ça don me ‘j marrë:
– Ka ‘j taroç me zi për darkë!
– Ka nji vajzë me ‘j çu’ për natë,
– Gjeto Nika pej Millet, thotë, kujë si lidhet,
– Në kjoftë shkru’ kryt ta shkurtom!
– Për kta vajza qi ke lypë,
– Kem’ me t’dhanë hekur—çelik!
– Sa për mish, në don darkë me zi —
– Do t’jesh ti me gjithë ushtri,
– Për mejdan nana m’ka rritë, kurrën mos mu korit!

Sidoqoftë ka edhe shumë strofa të tjera, por nuk është vendi me u zgjat. Po sidoqoftë fundi duhet me i van’ kapak e me diftue se kush fitoi se si shkoi kjo histori, se edhe kjo e jona asht’. “Mbet harapi në fushë të mejdanit…” etj., etj. Kaq. Tani të gjithë e dinë edhe prej kangës se cili vend thirret Vorri i Harapit.

Facebook: Naim & Sami Flamuri

YouTube Preview Image
1