“Tyrbja e Fanëve”,(huazuar nga libri Koha e Sheges)

March 1, 2010   | Kulturë / Kultura

Tyrbja e Faneve_ulqin.1Po nga nanëmadhja e kishim porosi që nga droja ndaj Zotit disa nikla të holla t’i çonim në tyrben e shenjtorëve në ranë, që quhej “Tyrbja e Fanëve”, dy vëllezër të varrosur aty buzë plazhit të vogël. Aty gjithnjë ndizen qirinj dhe ndërrohen havljijat-peshqirët e temista-pastërta dhe kjo pamje neve na ngjallte një respekt të jashtëzakontë. U munduan njerëzit e çartur të qytetit ta zhduknin tyrben e Fanëve, por ata zhdukën veten. Të gjitha festat respektoheshin në Ulqinin tonë, sidomos ajo e Shin Gjergjit (Shën Gjergjit). Rasti për t’u thënë patjetër, o Zot! Tani ne fëmijët e mëhallës e dinim se ardhja e ngrohtësisë së stinës prandvera, sjell Shinjergjin e na befasonte me hithrat dhe lulet e vëna nga gjyshja në nënkresë të shtratit tonë. Njehnim-ngriheshim brof me këmbë të djegura. “Erdhi lum Shin Gjergji!” Por ne më shumë shendeshim se dinim që do përcillnim nga pas për të përjetuar ritin përvjetor nga axha Cuf Brahushi, që tërë rrugët, nga e reja, Meraja, Totoshi, Rana, Meterizi, Kroni Ballos (në Ulqin çdo çezmë e shtëpisë quhet kru dhe çdo nam e hankove të Ulqinit, kur bënin shamata u nëmnin e faronin me fjalën “blefsh ojë (ujë) qi pifshë”); sot njëmend po blejmë ujin që pimë, po shyqyr që ka), Prroni, Gjerana, Kalaja, shkonte me një kallam të gjatë në dorë me ‘aman, zaman, aman, zaman’, në këtë kallam mbante rubën në maje të saj, pra një fasoletë-mandilë të ngulur mbi kallam dhe trokiste trapazaneve-penxhereve të shtëpive ulqinake, ku ushtonte duke virrë me këngën, thirrjen, URATËN qindravjeçare:

Llaxare, Llaxare,
a ke pare, Cuf a’te?
Ej, Zat, si na re!
Kush ma dhashtë
nji kokërr ve,
i dhashtë Zoti nji pend qe.
Kush ma dhashtë
nji kokërr arrë,
i dhashtë Zoti nji djalë.
Kush ma dhashtë
nji kokërr fik,
I dhashtë Zoti një kaik (varkë me rrema)

Facebook: Naim & Sami Flamuri


YouTube Preview Image

2