KNSH: Ditën e Mësuesit me 7 Mars një manifestim të veçantë në Qendrën e Kulturës Tuz

March 2, 2010   | Anketë / Anketa

Pllakat_7_marsi  2010
KNSH organizoi shënimin e 7 marsit, ditës së mësuesit

Mbrëmë në Tuz, në organizimin e Këshilit Nacional të Shqiptarëve , u organizua një solemnitet me rastin e 7 marsit ditës së mësuesit.

Në praninë e qytetarëve të shumtë nga Malësia , Ulqini , Plava, Gucia dhe viset tjera Shqiptare, tubimi u mbajt në sallën e QKI “Malësia” dhe në të cilën, poashtu ishin të pranishëm përfaqësues të shumtë të jetës publike, politike dhe kulturore si dhe veteran të shumtë të mësimit dhe edukimit të gjeneratave të shumta nga këto treva.

Të pranishmit i përshëndeti Kryetari i KNSH Tahir Tahiri, kurse fjalën e rastit e mbajti veteran i arsimit dhe edukimit shqip në Mal të Zi , Pjetër Dreshaj.

Më pas u shfaq një program i pasur kulturo – muzikor i përgatitur për këtë rast.