Taekwondo ”ULQINI” Club : Open Dalmatija Kup Split 2010

March 4, 2010   | Sporti / Sport

Taekwondo _ULQINI_ Club _ Open Dalmatija Kup Split 2010Open Dalmatija Kup Split 2010
Të shtunën me datë 27.02.2010 në Split u mbajt turniri internacional “Kupa e Dallmacisë” për kategorinë e kadetëve, kadetët e rinjë dhe junior gjegjësisht planeta e fëmijëve në kupën e dallmacisë. Turniri ishte i nivelit europian ku në secilën kategori janë paraqit mbi 25 garuesë, nuk munguan as përfaqësuesja e Kroacisë, Hungarisë, Çekisë, Italisë etj. Në këtë turnir morën pjesë 12 shtete, 44 klube me 430 garues. Konkurenca ishte e fortë dhe rruga deri te medalje ishte e gjatë.
Klubi i Taekwondo-së Ulqini në këtë turnir u paraqit me tetë garues si:
Mersudin Kurti, Sulejman Murati, Adriana Karamanaga, Adelisa Muslijeviq, Medina Kanaqi, Artan Fici, Izedin Kurti, Rinor Jahja.
KT Ulqini fiton 4 medalje në arenën ndërkombëtare, dy medalje të argjendëta dhe dy medalje të bronzëta.
Me medalje të argjendëta u shpërblyen Mersudin Kurti dhe Sulejman Murati, të cilët fituan katër luftëra për të humbur në luftën e pestë gjegjësisht në finale.
Me medalje të bronzet u shpërblyen, Adriana Karamanaga e cila fiton dy luftëra, dhe Izedin kurti i cili poshtu fiton dy lufta.

Taekwondo ”ULQINI” Club – Facebook