Kombinatorika pokeriane e Nasradinit

March 5, 2010   | Politika

Muhamet Nika_ULQINPasi e mbarova së shkruari, këtë reagim, e luta Zotin, të më udhëzojë në një titull të bukur, e tërheqës. Kështu, si duket, nuk vonoi dhe pas pak mu kujtua – meselja e Nasradinit,  që i jep kuptim fjalëve, të Luigj Shkrelit, në TV Teutë kur tha: “Ky është draft i SNP-së, si duket Bardhi, mban mbledhjen e Degës, ditën, në mbrëmje shkon e merret vesht me SNP-në, kurse natje vjen te na?!”

Thojnë  se, Nasradin Hoxha, për një problem të dy grave, e që i përkiste edhe atij, shkonte e i vizitonte në kohë të ndryshme duke u dhënë zgjidhjen e vet. Kur, arriti t’i fusë në sherr, filloi e “u ba hazër”! Shokët e pyetën: ç’bën Nasradin?! Ai u pergjigj shkurt; njëra prej  tyre tash po e rrezon tjetrën, dhe atëherë ajo bëhet e imja. Ky fat i Nasradinit me politikën nacionale në krye, duket se na shoqëroi deri në këto zgjedhje. Por, se si do të vejë puna në të ardhmen, është vështirë të thuhet. Gratë e Nasradinit DPS dhe SNP si duket nuk do të përlahen më për çështjen e Nasradinit (shqiptarëve)…

Pasi lexova reagimin e z. Bardhi, me titull “Kombinatorika pokeriane e atij që e ka mizën nën kësulë” e që ishte përgjigje në artikullin tim me titull “Kombinatorika pokeriane shqiptaro-malazeze (Koha Javore, 11.shkurt 2010), zbulova që z. Bardhi, asnjë mendim timin nuk mundi ta kontestojë. Përkundrazi, ai duke u thirrë në disa fjalë të mëdha, dhe në disa metafora “të tijat”, zbuloi sterilitetin e vet! Kjo më shtyri, që përmes reagimit të mundohem, t’i bëjë një leksion të fuqishëm në ndryshimin personal të tijin.

Pra, dëshira për të kuptuar drejtë e si duhet xhaxhin komandant të dikurshëm, të shqiptarëve – habitatin Bardhi, që kohëve të fundit po vazhdon të na habisë me shprehjet (fyerjet) e tija, qoftë ndaj meje, qoftë ndaj të tjerëve… më ka shtyrë të besoj në disa komplikacione të rrezikshme logjike që është duke manifestuar!

Para se t’i hyjë një analize të nivelit tim të reagimit, le të më falin lexuesit,  por po më duhet të zbres përkohësisht në rrafshin e nivelit të fjalorit të tij. E për ta bërë, sa më bindshëm këtë, po e nis me një vështrim timin të para disa viteve i cili i shkon për bukuri situatës depresive, të z. Bardhi, me rastin e mosaprovimit të Ligjit zgjedhor të përfaqësimit autentik të shqiptarëve. E atëherë pata thënë: “Ka pas qenë edhe është një adet i mirë, por edhe i keq ndër ne shqiptarët, që t’i këndohet në vaj, atij që as flet as dëgjon, njeriut të vdekur. Sa e kishim në te, dhe që kjo punë nuk ishte asgjë, me sa duket e dinim edhe vetë. Për adetin e “mirë” që përmendëm, nisur nga ajo që ka ngjarë thuhet se shpeshherë pas lavdeve që u bënim personave të ndryshëm, të parët tanë, kanë ditur të jenë ndaj tyre edhe tepër kritikë! Sidomos kur vajtonin pushtetarë të ndryshëm të regjimit si këta të sodit. Ka mbetur e regjistruar që në vaj njërit i kënduan edhe kështu: “o kuku e i mjeri unë për ty, je pas kenë një burrë dai, e t’ka pasë dash ty Mali i Zi, kur ka pas nevojë për ty!”.

Kemi frikë që ne ende nuk e mësuam që nga të tjerët kemi qenë të lavdëruar dhe të çmuar për aq sa e kemi pasur grigjën (kopenë) të madhe edhe për aq sa kemi ditur që t’a drejtojmë andej ku nuk u bënte dëm të tjerëve. Kuptohet, pastaj në bazë të meritave na i caktonin edhe rendet në Kuvendin Republikan”,… me mandate të “garantuara”… Po, kështu të ngjet kur fillon punën pa pasur fundin në mendje?!

Cekëm, në fillim, komplikacionet e Bardhit e në mesin e tyre është edhe mosaftësia për të kuptuar drejtë kuptimin e bartur të fjalës. Ai, fillimisht, manifeston komplikacion logjik te metaforat, kur thotë: “Edhe dhelpra që ndahet nga lukunia, me gjithë zgjuarsinë e saj të pranuar në mbretërinë e kafshëve, në bredhjet e saja për gjah të majmë, i ka të gjitha gjasat të bjerë pre e bishës…” Në fjalorin shqip-shqip “lukunia” ka këtë kuptim: tufë ujqish zakonisht të uritur e të egërsuar, që lëshohen në bagëti a në njerëz; kope ujqish, zogori. Lukuni ujqish. Iu vërsul një lukuni.”

Sa për metaforën, “edhe dhelpra që ndahet nga lukunia..”, autori, fatbardhësisht, po duket që arrinë të demaskojë vetveten pa e nisur mirë reagimin. Sepse nëse vërtetë unë paskësh “dalë nga lukunia”, atëherë kush ishte prijës i lukunisë (“çaporrit të ujqëve”)?! S’e thotë kot populli “basi kujtusi”, e këtë e vërteton edhe psikologjia e krimit! Por, që mund të jetë një çështje për zbërthim…, ilustroj rastin me hedhjen e nënshkrimit në përkrahjen e bllokut të referendumit, për pavarësinë e Malit të Zi, me të cilën z. Bardhi e dinte që pas hedhjes së nënshkrimit do t’i bënte aminë një herë e përgjithmonë Kongresit të Berlinit dhe jo rastësisht prijësi i “lukunisë” gjindej në Amerikë…, kur zëdhënësi i DPS-it, Predrag Sekuliq, për Vijestin e datës 05 maj 2006, shkruante: “Edhe Bardhi është në lojë”, (të pokerit). Këtë shqiptarët kurrë nuk do ta kishin mësuar po të mos e kishte publikuar z. Sekuliq! E kush atëherë e nënshkroi aktin e “turpit”, për z. Bardhi?! S’ka dyshim se e bëri ndonjë pasardhës imi, të cilin Bardhi “desh ta bëjë dikushi” ashtu siç thotë për mua, por “pa makinë e sekretareshë”… Pra po shihet, se edhe këtu na e hodhët. Bile, në atë kohë, gjatë rrugës në aeroplan, u kujtuat që z. Osman Rexha, kryetarit të PPD-së t’i thoni: Mirë keni bëre Osman që nuk e nënshkruat aktin e hyrjes në bllok!!! Po përse e bëtë këtë kur atëherë ishim në koalicion parazgjedhor në nivel Republikan me Ju?! S’ ka dyshim, që kjo bëhej për të mos na futur në hisen e mjeteve të fushatës për pavarësi, që na takonin  e që nuk ishin krejt pak, por 30 mijë euro… Aferim, për kaqë u shitën shqiptarët. Ju më nxorrët siç thoni: “nga arat me karabusha kallamoqi”, por mos harroni që edhe ju zbritët si profesor nga pullazi me qeser (çekiç) në dorë dhe u ulët ashtu si unë në fotelën e kryetarit… Dhe kjo s’ka gjë të keqe, ngase edhe Titoja ishte, agjustator (me çekiç në dorë), kur e nisi revolucionin, mirëpo problemi është diku tjetër: Ju, duke mos e qendërzuar jetën tuaj në parime të drejta ballanse me të tjerët, që nënkupton, rritjen e kurajos për të kuptuar të tjerët, po duket se duke qenë mjeshtër i çekiçit,” të gjitha gjërat i trajtoni si gozhda!!!

E kur konstatoni që: “duke keqpërdorur dhe tradhtuar edhe votën time edhe të gjithë votuesve, jo vetëm të LD në MZ dhe besimin tonë që ia dhamë atij – listës zgjedhore – koalicionit LD ne MZ – PPD (në zgjedhjet e 10 shtatorit 2006), në nivelin lokal… “duke u ulur, (apo e ulën) me dredhi apo tradhti”… “…pasi koalicionet parazgjedhore praktikisht nuk mund të shkëputen deri në zgjedhje të reja…” themi, që z. Bardhi e ka gabim, ai manipulon dhe tradhëton sepse e vërteta është krejt ndryshe! Koalicioni parazgjedhor nuk mund të prishet, nëse nuk prishet, por kur prishet partneri – partnerët ofrojnë dorëheqje, e supozojmë, që, nëse nuk ofrohet dorëheqje dhe pa paralajmërim kalohet me taborrin tjetër, kësaj, po të ndodhte do t’i thonin tradhti! Z. Bardhi me ju, me BDSH dhe FORCËN, zhvilluam tre muaj bisedime, si në Rambuje, dhe kur nuk u arrit marrëveshja, pra edhe me Ju, ofruam dorëheqje, mirëpo përveç PPD-së UDSH-së dhe FORCËS, Ju, nuk e nënshkruat?!. E përpimë edhe këtë?! Pritëm 8 muaj, por marrëveshja nuk u realizua. Si duket, Bardhit, i kishte mbetur në kokë të shpallë edhe PPD-në fajtore, e cila një herë e një kohë e akuzonte, se kish bërë tradhëti si Lidhje, në 96, duke shkuar në koalicion me Liberalët… Pastaj me SNP, në Plavë e Tuz…! Kur dihet që kish mundësi tjetër zgjedhjeje. Akuzat e tij, në këtë adresë, ia përngjajnë asaj popullores: Nënë, ma mbaj kopilin sa t’i them tjetrës k….! Edhepse, ne, u larguam pa u kurorëzuar si Bardhi me të tjerët dhe bëmë vetëm shumicë parlamentare… Atëherë, kjo do të thotë, që Ju, na keni përzënë nga koalicioni, si “vëllai i madh”, që jeni, e të cilin e përmendëni edhe në reagim kur thoni: “Në vijën e vëllait të madh të Koalicionit të njohur pokerian në Kuvendin e Komunës së Ulqinit…”Pasi nuk u kuptuam qartë, po ju pyesim: Përse e keni futur, fjalinë vëllai i madh… në thonjëza?! Mendojmë, që kjo tregon, se kohëve të fundit, me të madhe, ndiqni emisionet e tipit “Big Bradhër”, që e ndjekin zakonisht njerëzit e ekskomunikuar nga shoqëria?! Thonë, që psikologët, këtë, e shpikën me qëllim që personat e ekskomunikuar, të arrijnë, të kuptojnë, se çfarë është vlerë e çfarë është antivlerë në shëqëri. Besoni, që, po të ishit në Big Bradhër, e jo në politikë, moti nuk do tju kishin nominuar… për arsye fjalori depresiv!

Unë  nuk jamë kurrfarë “çakalli i pabesë” që sulmoj të tjerët… Fyrjet, shpifje, trillimet e tipit: “i poshtër”,” tradhtar”, “zotni… gomar”, janë vetëm shpifjet tuajat! Kujdes, Z. Bardhi relaksohuni me tema dhe fjalorë më të qetë!

Nga ajo që thoni, pjesërishtë është i vërtetë konstatimi i Juaj, kur nxirreni, me vargjet e rilindasve tanë e thoni: Edhe keshtu po qep e shkep/ me nji shqipe për gazep/ e si t’ishin në kllapi/  pa kqyr cak, pa majt hulli/, pa pas shkrimi as kamë as krye/, n’mereqep kartat kan zhye… Çështë e vërteta artikulli im i publikuar kishte shumë gabime gjuhësore dhe për këtë i thashë kryeredaktorit që të bëjë përmirësimin e tyre, por më është përgjegjur: Shkrimin e kemi trajtuar si reagim dhe në reagime të tilla nuk përmirësojmë gabimet?! Por, e kuptoj edhe Redaksinë, sepse duke ndërhyrë në lektyrë, nganjëherë, lëshimet drejtshkrimore, shndërohen edhe në gabime logjike që ndodhi edhe në shkrimin më të fundit.

Unë  personalisht gjithmonë në koalicione me të tjerët kam menduar, “fitore, për fitore”. Që do të thotë: fitoj unë, fitoni edhe ju. Kurse ju gjithnjë keni menduar: Fitoj unë, e ti hup!!! Personalisht nuk jam tip i pavarur, por jam i ndërvarur dhe për mua,”sukses” është në anën e kundërt të dështimit”, (T.J.Vatson). Mirëpo të mos njohësh një gabim, ashtu si Ju, të mos e korrigjosh dhe të mos mësosh nga ai është një gabim akoma edhe më i madh. Atëherë gabimi, zakonisht, e vendosë personin në një rrugë vetëmashtruese, të vetëpërligjur… ky gabim i dytë, pra ky mohim e fuqizon të parin, duke i dhënë atij rëndësi të shpërpjestuar dhe duke shkaktuar dëmtim akoma më të madhë ndaj vetes.

Sipas psikologjisë së suksesit, për dallim nga Ju që thoni: i tillë jam un?! Ne themi: unë mund të zgjedhë një trajtim ndryshe… dhe logjikat vazhdojnë, Ju: ai më tërbon jasht mase?! Ne: unë kontrolloi ndjenjat e mija. Ju: Ata nuk ma lejojnë këtë?! Ne: unë mund të krijoj një paraqitje efikase. Ju: Unë nuk mundem?! Ne: unë zgjedh. Ju: Unë duhet?! Ne: Unë pëlqej… et.etj.

Muhamet Nika
http://video.zoover.nl/media/play/2010/01/20100125130811_025.flv

4