GURI GJERANASH dhe Likë Ceni (huazuar nga libri KOHA e Sheges)

March 6, 2010   | Kulturë / Kultura

Guri_GjeranashGURI GJERANASH
Në zallin e madhë e të gjatë i quajtur sllavisht “Velika plazha”, apo “fusha madhe e Shtojit,” akoma virgjër plot zogjë(egzotik), hardhuca ecetera, pasë verës së zhurmshme, në 7. muaj tjerë mbizotron paqja e botës, në vetëm katër kilometra largë qendrës urbane të Ulqinin shtrihet ky thesar gjigand natyror, ende të pa futur dhe pa goditur nga hotelet godinat shumë shtetër, shkruajmë për vjetin 2008-ën, (spaku të mbesë në ditar si shenim) në gjatësin e saj plotë 12. km, deri në derdhjen e lumit Buna-“Ada Bojana sllavisht” dhe gjersinë e saj mbi 200 metra, me rërën e zymtë të përhimtë-gri e zezë si baltë shëruese, me pakë radioativitet mbrenda mineraleve të shumta që përmbanë në vete, shëron reumën dhe tjera smundje kyçesh dhe lëkures, i largon befasisht mirësisht po aty kjo ranë që supozohet që edhe anijet e Akejve sipas Iliadës zbarkuan po aty dhe Troja(fjalë shqipe akoma dhe sot “trojet tona)ishte diku po aty sot, o mbi Sh’kodër o rreth Sh’kodrës. Pishat qendrojnë vrullshëm sikur ishin dikur në Golem të Durrësit, ende jamë vjetin e 2008-ën, andaj ende harliset pyllë i dendur duke u shtrirë prej pamjes në dimër të arit dhe jeshilines gjatë verës, prej afro 7 kilometësh të pishnajave natyrore, në këte ndërthurje mahnitse, kemi largë pamjen e përtejm nga syri që shikon Velipojen, majtas Mazhuren të lidhur me vargmalin e Anamalit me Krajën, kurse thellë nga jug-lindja shikon, gjirin e Shën Gjinit, por në këte rrafshë deti rrinë i pafundë puq me qiellin që duket i mërzitshem, kur sjell kokën kah deti me drejtim të Italisë, po para hundes suaj në largësi nga buza e bregut, me rreth 1 milë e gjysëm nautik po në mesë të këtij plazhi të madhë qëndron si fantazëm një ishull i vogëlësk, pothuajse piktoresk duket si ndonjë Oazë e keni parasyshë kur jeni në shkretëtirë!? vërtet ‘rana,’ kur është ‘shkul’e nxehët e barabartë me të të shfaqet ky ishull i ulët, çfardo vallë të na tregojë akoma dhe sotë ky gurë interesant, që nga vendasët quhet ‘Guri Gjeranës’, meqë dikur ishte e lidhurë pikrishtë me bregun e gjirit saj, ajo qëndron kokëforte aty e vetmuarë që lundron mbi det, e kujtojë si adoloshent që kisha dëshirë që aty të godisje hotel !? pse jo dhe një liman prej druri, mbase ishte një lajk e radhës që bëje për ândrrat e rinis me xhaxhallarët, e ato qeshnin ngase unë nuk e dija çfarë doja nga jeta kështu stisja gjëra fantastike, po ata edhe pse më ironizonin, mua më mbeti në grykë, nuk qeshja. Tani jo kot së koti, po ky ishull qëndron porsi një valë-tallaz i madhë dhe mbetë ende një mister i kohrave, kemi dokumentë që dëshmojnë edhe një ekspedicion Italian i bërë këtij ishull me 1936. nga Ugolini arkologu i famshëm ; shkruante që aty dëshmoj rrënojat e varkave me vela të njohura Ilire me emrin Liburna, dhe tregon që nga bashkabisedimet me peshkatarët e Ulqinit, thonë: që aty kapiteni Lika Ceni me piratët endacak, ka fshehurë thesarët nga ekspeditat e shumta sulmuese. Tani unë i them xhaxhallarve të mijë mbase unë do jemë ai që do qeshem i fundit(nuk gërmova jo, po shikojë milionat në hava!?he-he) kush ta dijë nafaken e kismetit, jah që brollëm botën si thotë, Kolehoa në veprën ‘Alkemistin’, librin e tij të shumë lexuar, porosia saj mbase jetsohet dhe për gjithë Ulqinakët që thesarin e kanë po para hundës apo shkurtëpamjes së tyre vetëm duhet ti paraprijë pak guxim dhe eksplorimë(mendor) që nuk e bëjnë dotë.(Vjenë Shkjau(sllavi i huaji)me dajak e nxjerr gjumin, çka do të thotë poeti komtarë Fishta i madh, me dajak me nxjerr gjumin?,domethanë me të ba mishë për krraba, alegorin e lezeçme e vijonë me Djallin që vjenë në Shqipëri me mall të ngarkuarë në dy barka për të shiturë, njana kish mend plotë e mbushurë, tjatra plotë shkarpa, ran Shqyptart at-herë, në kuvend, shka ndër ne nuk mbahet mend…..e pleqnuen se për këtë vend duhen shkarpa e jo mend. Edhe djalli –dreq i vjeter nuk desh të bëj Pazar mallin-shkarpat ia la veresi, kështu mbathen shkarpat babat tonë, kush ska mend do të ketë në kambë, kllapat këtu mbarojnë). Po sot? Ah, sot! “O Shqipni… m’thuj si je,/ po sikur lisi i rr’xuem për dhe…” Vargjet e të madhit Pashko Vassa të vijnë vetvetiu në mendje. Për ironi të fatit, ka kapluar padituria. Ky vend detar nuk ka port, as liman, ndërkohë që detarët-lundrimtarët e mbretëreshës Teuta (emri i saj në ilirishte DHEUT, pra E T’DH’EUT), 2000 vjet të shkuar ndërtuan portin e tyre me trarë, dru e zift dhe vranë romakët (ata na vranë neve më mbrapa – si korrë, ashtu mbledh). Sot në Ulqinin legjendar nuk ka më kantier ndërtimi anijesh nuk ka liman që të vijnë e parkohen varkat, fllugat, nuk ka as peshkarexhë, nuk ka më asnjë lundër… të gjitha i mori stuhia, reja e jetës… Me dashamirësi të denjë, me besë e shpresë, po huazojmë vargjet e vjershëtorit shqiptar nga Tirana, mikut tonë Arian Leka. Të inspirojnë vargjet e poezisë së tij “Kapedan”, që flasin vetë:

Lundro nëpër venat e mia,
kapedan ulqinak,
s’do shohësh më
dajlanin në Bunë,
direku i bashit të mbiu në dorë –
gisht i gjashtë,
Varrose velanijen tek unë.
Vazhdoje lundrimin,
kapedan ulqinak,
ndër dejtë e mi
një ditë,
e di mirë,
veliera jote
do ma mpiksë gjakun,
drejt zemrës do ngecë
si në cekëti,
varrose velierën tek unë,
kapedan,
o djal’,
o i ri.

Likë Ceni

Nuk mund të mos përmendim prijësin e njohur të kusarëve të Ulqinit Likë Ceni. Një herë ai e fundosi anijen me të cilën udhëtonin për në Meqe (Mekë) haxhinjtë. Sikur të ekzistonte atëherë Gjykata e Hagës, do të shpallej kriminel lufte, por atëherë ishin kohë të tjera, zakone të tjera. Për këtë akt makabër sulltani e ndiqte dhe premtoi një shumë të madhe të hollash për atë që do ta zinte ose ta vriste. Në atë kohë u shfaq në det një tjetër kusar me emër. Quhej Llambro (Karalampia) dhe kishte lindur në Greqi. Lambroja u bë i tmerrshëm për shumë detarë e tregtarë, kështu që sulltani premtoi një shpërblim edhe më të madh për atë që do ta vriste. Meqenëse askush nuk doli që ta bënte këtë, sulltani i çoi fjalë Likë Cenit se do t’ia falte të gjitha, në qoftë se do të vriste ose do ta zinte Llambron. Likë Ceni e priti me kënaqësi ofertën dhe premtoi se ose do të vriste Lambron, ose do të vritej vetë. Pas një dyluftimi në grykën e Sazanit, ai e asgjësoi Llambron. Për këtë shërbim sulltani ia dha titullin “Kapiten”. Besojmë se në atë botë Likë Ceni ynë do ta takojë mikun e tij, holandezin-fluturues, që lundron nëpër kohëra dhe dënon piratët që mos i bëjnë keq njeriu… Mbase dhe davaritet kujtimi i tij, si mjegulla mbi liqenin buzë Shkodrës.

Facebook: Naim & Sami Flamuri
YouTube Preview Image