Gëzim Hajdinaga priti Sekretarin Ambasadës së Shqipërisë në Podgoricë z. Ilirjan Çukaj

March 9, 2010   | Shoqëria / Društvo

Gëzim Hajdinaga_ulqinKryetari i Komunës së Ulqinit z. Gëzim Hajdinaga priti në një takim të veçantë Sekretarin e parë të Ambasadës së Shqipërisë në Podgoricë z. Ilirjan Çukaj.
Gjatë takimit u diskutuar për një sërë çështjesh të rëndësishme veçmas ata që kanë të bëjnë me zhvillimin e Ulqinit, si burim mirëqenie dhe perspektive, për të gjithë qytetarët e tij, por edhe për disa normat ligjore që duhet avansuar, konformë standarteve evropiane. Në takim bashkëpunimi ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë u cilësua si model i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në rajon.
Duke theksuar faktin që shkalla e demokratizimi të një vendi përcaktohet në mënyrë të veçantë edhe nga të drejtat e pakicave që jetojnë në atë vend bashkëbiseduesit u dakorduan që kërkesat e përfaqësuesve politik shqiptar në Mal të Zi duhen të jenë të unifikuar.

Municipality of Ulcinj / Ulqin
Arsllan Hajdinaga

http://cdn9.fliqz.com/bca2a1bd98324f429cf68c31ef3b2269.flv