Kaltrina Selimi shperngulet ne Londer tek i fejuari

March 9, 2010   | Lajmet / Vijesti

Kaltrina Selimi NE LONDERKanë kaluar disa muaj që kur këngëtarja Kaltrina Selimi i ka dhënë fund beqarisë, duke u fejuar me Driton Stubllën, biznesmenin shqiptar që jeton dhe punon në Londër. Në Kosovë të gjithë e kanë identifikuar si këngëtarja më simpatike e estradës. Ajo është e dashur për publikun dhe shumë e suksesshme. Kohëve së fundit ka realizuar disa hite të cilat e kanë klasifikuar ndër këngëtaret më të dëshiruara. Edhe pse deri më tani nuk ka realizuar ndonjë album, për shkak të piraterisë në internet, këngët dhe klipet nuk i kanë munguar. Nga mesi i këtij viti, Kaltrina planifikon që këngët e realizuara t’i përmbledhë të gjitha në një album. Për momentin, ajo është larguar nga Kosova duke lënë anash angazhimet muzikore për të qëndruar disa ditë tek i fejuari në Londër. Largësia është problem kryesor në lidhjen e dashurisë tek të gjithë, por Kaltrina si këngëtare udhëton shpesh nëpër koncerte dhe kohën e lirë mundohet që t’ia kushtojë të fejuarit. Ka ngelur ndër të paktat këngëtare që ka një lidhje serioze. Karriera e saj ka filluar pa shumë bujë por me hapa të sigurtë. Fillimi me grupin “Hana Band” si soliste, për këngëtaren ishte një eksperiencë shumë e bukur derisa ndodhi edhe “tradhëtia” nga anëtarët e tjerë të grupit. Më vonë pasi audienca e pëlqeu shumë Kaltrinën, ajo filloi karrierën “solo” duke u prezantuar nëpër shumë festivale dhe duke fituar çmime të rëndësishme.

Panorama Plus

YouTube Preview Image

4