“Tym kah Shasi”Svaciumi Antik (huazuar nga libri Koha e Sheges)

March 10, 2010   | Kulturë / Kultura

Kisha e Shen M'ris(kisha e madhe)“Tym kah SHASI”
Kur Flamuri, si djalosh i ri 10 vjeçar, u detyrua të shkojë tek daja i tij, në katundin e nanës Zyhra, në Shasin antik, tashmë qytet i vdekur (qytet i mesjetës hershme, ndërtuar në stilin gotik, që siç e tregon edhe kronikani i njohur latin Marin Bici, i cili thotë se ai vend më 1610, vjeti i Zottit, Anno Domini, kishte kisha aq sa edhe viti ka ditë, pra aty kishte plot 365 ditë e kisha bashkë “në k’te vend të bekuem”!). Kaq të mrekullueshme dhe të begatshëm, ashtu “alla shqiptaresque stil’’ sa edhe sot e kësaj dite Ana e Malit e ka zakon (shqiptarellat e këtushëm, pra) që të befasohesh sot: aty ku ishin kishat dikur janë po aq xhamia sot!? Çdo katund, larg prej njëri-tjetrit vetëm dy kilometra, ka aq shumë xhamia të boshatisura, (!) të gjitha të ndërtuara me stil të monoton, pa nivel arkitekture. Këtu nuk ndesh hyjnitet dhe përndritje shpirtërore. Këtu ka vetëm mendjemadhështi sa për sy dhe faqe. Aq. Vazhdojnë ‘shqiptarellat’ sot, me “KULLAT e BABELIT” të mëdha, lux..! Zinah! Binah! Në çdo katund kanë gradaçelat gjigante-grandioze! Gjithkund ka mbinë fara jonë “aman zaman-alvanos trellos”. Preshevë, Tetovë, Dibër, Vushtrri, Krujë, Plavë, Guci, Janinë, Prespë, Ulqin, Shirokë e Zadrimë, mburret çdo fis me nga një kishë dmth. Shtëpi e Madhe! Ndjesona Zot, për shpirtin e lig që po shfaq, po desha të them se kanë dhe “shpijat e tyne të shtrenjta”. ”Dyrnja e moçme” flasim për SVAÇIN ANTIK me kisha të zhytura nën likenin e Shasit! Ende në shpella janë gjetur gjer sot altarë të kishës së fshehur. Likeni mban sekrete të pazbuluara dhe të pazhytura që të mund të gjenden e shpallen faqe botës. Por ne s’kemi kohë të “gadisim Kullat tona” – përmendore madhështore! Ç’mjerim mendor!
Atëherë ajo ishte fushë dhe me kështjellën mbi kodër dikur bulonte nga njerëzia e buçiste nga zërat e popullit të bardhë Anas, HYLLIR, që mbanin ‘Yllin’ si popull në ballë, që bënin tregti të madhe, në kohen kur e morën romakët 2000 vjet të shkuara sollën me vete Shën Konstandinin dardan, dardhan, besën e Krishtit dhe me fëtigë, vështirësitë e asokohe, ndërtuan dëshminë e ‘shëlbimit shpirtnor’, sot të shembur-rrënxuar, nga rrëmujat, stuhitë e kohës, përtretet si “krypa n’Dri” dita ditës dalëngadalë… e nuk mbet veç “vizës së kaçamillit”…, që gjithnjë pleqtë e kujtojnë me mall kur stinët e vjetit i thonin me emra shenjtores ‘krishtianë’….
Aty pra, në majë të bregut, pranë një shkëmbi qëndron me pamje madhështore të Anës Malit qyteti i SHASIT, kryeqendër e peshkopatave me “Anno Dominum” 1242, pas Krishtit. Më 1064, Papa Aleksandri II e shkruan si “TADEUM VITAE” gjë që e transkiptuar do të thotë: “Mbrapshti ndaj jetës”. Më 1183 mbreti Serb Nemanja Shtefan e shkatërroi e më 1242 e rrënuan mongolët e inatosur. Dhe me në fund, si gjithmonë e “bitisen-beter” “jok demek, por tamam,” në histori Turqit me 1571. Kjo ishte historia e datave dhe mbase disa do lodhen, por korrektësia mbi gjitha, ju lutemi! Dikur qëndronte një kështjellë më e vjetër se ajo e Ulqinit, me kisha të mëdha-katedrale, që për nga shkëlqimi, asokohe kur të parët tanë, siç kallzojnë pleqtë hanin me lugë të florinjta, pinin me kupa sermi e me qelq Venedikut… Jah! – si shpreheshin komunistët në librat e tyre historikë: “Hanin në kërbaç të bujqve, kishtarët e pabessë, të m’suem (edhe sot, e them unë, Naimi,këtë), hoxha e dervish, gjithë pseudofetarë, vetëm hanë e hajnojë, pinë e ndjellin zi, e shpirt lak e besë aspak, me napolona arit! Nga populli i paarsimuar dhe i ndrojtur nga “nama” e priftërinjve, mbanin popullin peng me shekuj”.
I kthehemi historisë sonë aty ku e lamë. Kur kisha shkruar për Shas, tek teze-ëmta, Xhija 74 vjeçare, ajo më pyeti: “Ke shkuar,- tha- nalt, te Kisha e Madhe?” Po, po. Kështu nuk dija si t’ia tregoja, por ajo këmbënguli. “Teze, kur isha gati dhjetë vjeç, kur shkoja lart për të kërkuar dhëntë, pashë një vajzë me të bardha duke krehur flokët e gjata dhe të zeza. Mu drodh trupi. Hija mbase qe ajo”. Por jo, tezja “hasi”, kishte pas të hasur dhe ashtu pa vetëdije ndenji 7 javë, u xhindos e shkreta, por shpëtoji. Patjetër ne besojmë në botën e padukshme.
“Nama” erdhi ‘ma shpejt’ se sa e grumbulluan pasurinë ata priftërinj nga lakmia e serbve në shekullin X pas Krishtit apo edhe më vonë Mongolet e Turqit që dogjën e shkrumbuan “në hi gjithçka”, zhduken nga faqja e dheut “Shasin-SHVAÇIN e Andrrave’’. Edhe pse kaluan shekuj, një shprehje karakteristike e këtyre anëve ende qëndron në këmbë e kur zehesh ngusht-pisk, ashtu pa ditur thua: “Tym kah Shasi e hu fajletës”(fajleta ari asht dru)
”! Kjo gjë rrëfen atë tmerr që nga koha kur digjej-dhezej Shasi i vjetër. Populli vendas ende kësaj dite e ruan togfjalshin “Tym kah Shassi që pason me hu shpines!!!”. Kjo do të vijonte me pas në shfarosjen supreme, u detyruan ekspedita e arkeologëve nga Beogradi më 1985 A.D., e cila theu mbishkrimet e pllakave mbi portat e kishave të mbetura. Tani gjithçka është vetëm gërmadhë e sipër, një ngrehinë lubi, karakatinë për tmerr që rri me këmbë qe ne të kujtojmë dhe mësojmë përgjithmonë nga vetja dhe të tjerët. Të mësojmë se si mund zhduket, tretet shuhet nga pabesia, egërsia dhe heshtja e të tjerëve një qytetërim i tërë. Dhe kjo nuk ka ndodhur larg në kohë sa ta harrojmë. Dhe kjo nuk ka ndodhur larg syve tanë e të botës që heshtën. Sot udhët e skalitura e të shkretuara, por po aq edhe të shkatërruara dëshmojnë për këtë! Po vallë ne, ne a kuptojmë gjë nga e gjitha kjo? Po ku ta dinte këtë edhe i mjeri baba jonë! “Historinë e lavdishme” (jo, po shkatërrimtare). Se gjithë sa dinim e interesoheshim ishte vetëm se kishte, kisha shumë dje, se dikush nga katundi gjithmonë gjente qypat me ar gjer “hala e kësaj dite”, se ky ishte fshati i dajës së vet, Mujo Taganit, që Flamurit për kafshatë-kafshore buke e nderim fytyre, u desht të punojë tërë ditën në tokë të djerrë, se mbase e kishte edhe një liqen të vogël moçalor, mu në mes të zhegut, i lagur, i bamë qull, duke mos ngrënë e pirë asgjë. Vuante Flamuri vogël, si Luli vocërr i Migjenit: “mjerimi asht kafshatë që nuk kapërdihet lehtë dhe për askënd’’, do të shtoja. Ja pikërisht për këtë baba jonë e mallkoi dajën e vet gjer në vdekje. Premtimin që daja ia kishte dhënë që pas asaj pune do ta kurorëzonin me një blerje takëmi-kostumi-katëshe. Ky premtim për rroba e petkave të reja nuk u realizua kurrë. “Daja Muj, m’ka rrejt! Lajthitje e tija e radhës. Ma mori shneden se nuk u rritta ma i gjat!”, i qahej Flamuri nanës Zylë. Çudi daja Mujë!? Ishte një djalë dëshiri-hasreti dhe vdiq nga sëmundja, shumë i ri! Çudi edhe pasurinë e madhe nuk e mori me vete në dhe… (Leka i madh i Makedhonisë, Aleksandri i Madh, sipas dëshmive laike, tha se kur të vdiste, duart dhe këmbët t’ia linin jashtë, ta dijë mileti mbarë se Leka s’muar gja me vedi).

Facebook: Naim & Sami Flamuri


YouTube Preview Image