Organizata Turistike e Ulqinit mori pjes në panairin e turizmit në Berlin

March 17, 2010   | Lajmet / Vijesti

Organizata Turistike e Ulqinit ne panairin e turizmit ne Berlin.17Organizat Turistike e Ulqinit morri pjes në panairin e turizmit në Berlin më 14-17 mars 2010.
Prezantimi i radhes i ofertës turistike të Organizates Turistike të  Ulqinit (OTU)në panairin turistik në Berlin, ku u bë hartimi i materialeve të reja turistike propagandistike të Ulqinit por gjithashtu moren pjes edhe aktoret principale te lamis te turizmit malazias sikurse Ministri per turizëm Predrag Neneziq,Sasha Radoviq,direkrori gjeneral i Rivieres së Ulqinit Mikan Zec,profesionalisti i jon i lavdishëm per turizëm Isat Dragovoja ku perfaqsoi Rivierën e Ulqinit,kurse perfaqsimin autentik të Komunës së Ulqinit e perfaqësoi Direktori i OTU-së Ali Rexha dhe Beqir Zati.
Sipas deklaratës për shtyp oferta turistike e Ulqinit u prezantua në një stendë të veçantë në Panairin e Berlinit, shpenzimet e pjesëmarrjes do ti mbulojë Komuna e Ulqinit dmth organizata turistike e Ulqinit, ndërkohë që e njëjta gjë pritet të realizohet edhe në bursat e tjera të turizmit, si në Çeki, Hungari, Poloni, Rumani,Kosovë,Bosne,Maqedoni etj.
Organizata turistike e Ulqinit  këtë vit institucioni që e drejton Ali Rexha do të angazhohet maksimalisht për pjesëmarrjen në Panairin e Prishtinës, Shkupit, dhe në disa qendra të tjera rajonale.

Diçka edhe per Panairin e Berlinit

Gjermanët nuk e humbasin dëshirën për të udhëtuar dhe po kaq optimiste tregohet edhe sektori i turizmit në panairin e turizmit ITB, që hap dyert të mërkurën në Berlin.
“Në krahasim me rëniet masive të volumit të biznesit,dhe turizmit ku asht psh me 12%,Volumi i biznesit dhe numri i turistëve shtohet përsëri. Volumi në vitin e krizës 2009 ra vetëm tre përqind. Kështu gjermanët kanë dhënë gati 21 miliardë euro për pushime, thotë Klaus Laepple, President i shoqatës federale të turizmit gjerman.
Dhe jo vetëm kaq. Duket sikur periudha e vështirë është kapërcyer, sepse rezervimet shtohen që nga mesi i dhjetorit.
“Ne ndodhemi në prag të një dekade të re plot shpresë të turizmit, kur për klientët ka rëndësi një raport i arsyeshëm në mes çmimit dhe shërbimit.”
Në periudhë afatgjatë konkurrencën e përballon, ai që zgjeron infrastrukturën turistike dhe modernizon objektet e hotelerisë, përmirëson pajisjet dhe shërbimin.”

Pushuesve u duhen prezantuar ofertat thot Klaus Laepple, President i shoqatës federale të turizmit gjerman . Stendat janë gjithnjë e më të mëdha e më të ndritshme dhe sallat e panairit janë plot. 11.127 ekspozues nga 187 vende prezantohen në Berlin, më shumë se kurrë më parë. Christian Gëke, drejtor i panairit të Berlinit, gëzohet që këtë vit ka përsëri ekspozues, të cilët  në vitin e krizës 2009 i kishin kthyer shpinën. Kjo ka patur arsye thotë ai ku ndermjet tjerash pati takim me Ministrin e turizmit të Malit të Zi Predrag Nenezic, dhe me  pjestataret tjerë te lamis së turizmit nga Mali i Zi.

“Fundja ky është prezantimi më i mirë i rrjetit të turizmit, që mund të gjesh ndonjëherë në ndonjë vend të botës. Ai jep shansin që çdo pjesëmarrës në ITB të gjejë me të vertetë njerëzit, në këtë aktivitet, me të cilët do të bëjë biznes, me të cilët do të takohet, për të cilët ka nevojë biznesi i tij.”

Lajme nga Ulqini


http://video.zoover.nl/media/play/2010/01/20100125130811_025.flv

2