Gjendet trupi i pajetë i peshkatarit Bilal Kurtit (54)

March 24, 2010   | Anketë / Anketa

Gjendet i mbytur peshkatari ulqinak Bilal Kurti i zhdukur me 12 mars 2010
Gjendet në det trupi i pajetë i peshkatarit Bilal Kurtit, që u zhduk dy javë më parë.Kufoma e tij është parë rastësisht nga një peshkatar duke gjuajtur peshkë ne delten e lumit Buna.Pas lajmërimit të autoriteteve për praninë e një kufome në det të hapur, ka nisur menjëherë puna për rikuperimin e trupit. Ky fakt është përforcuar nga familjarët, të cilët kanë arritur ta identifikonin kufomën nga rrobat që mbante veshur Bilal  Kurti. Sipas policisë 54-vjeçari Bilal Kurti kishte dalë për të gjuajtur peshk rreth dy javë më parë, ku  deti i egërsuar dhe era që ka nisur të fryjë papritur kanë përmbysur barkën ,duke e lënë peshkatarin në mes të detit.

Lajme nga Ulqini

5