Ne kujtim te Jusuf-Cufo Misherrit

April 1, 2010   | Shoqëria / Društvo

Jusuf-Cufo MisherriJusuf-Cufo Misherri…Para disa ditësh ndroj jetë, një njeri , i cili mbi gjysëm shekullit ka punuar një zanat të cilin e ka bërë art dhe mjeshtri. Të bësh këpucë, të ja japësh formën e këmbës, ti qendisësh, dhe në fund të ja japësh shpirtin, këtë, ka mundur vetum Cufi. Këtë e pranojnë pa dyshim të gjithë ata të cilët e kanë njohur, por edhe ata të cilët janë marrë më të njajtin zanat. Sot, me një pijetet të madh, dhe me një respekt të veçantë, unë, por edhe të gjithë ata të cilët e kanë njohur, i kujtohet ky personazh i njohur i Pazarit tonë. Të gjithë ata të cilëve më së paku një herë i ka ndërru apo i ka gadit ndonjëherë, por edhe ata të cilët dikur kanë kaluar pran “duganjës” ku ka punuar dhe nodeluar Cufi, e përmendin me respekt..

Ismet Karamanaga Facebook

YouTube Preview Image