Klubi i karatesë “Ulqini” uikendin e kaluar mori pjesë në Kampionatin e Karatesë së Malit të Zi për seniorë

April 2, 2010   | Sporti / Sport

karate klub UlqiniKK ”Ulqini” shpallet nen kampion i Malit te Zi,ne kata dhe luftëra ekipore
Me 28 mars 2010 në  Podgoricë u mbajt Kampionati i Karatesë së Malit të Zi për seniorë, në të cilin karateistët e Klubit të karatesë “Ulqini” u kurorëzuan me 9 medalje, prej tyre 8 të argjendta dhe 1 të bronztë . Në këtë Kampionat Klubi i karatesë “Ulqini” u paraqit me 4 garues.

Nënkampion i Malit të Zi u shpall Viktor Curoviq në luftëra individuale në kategorinë -67 kg, ndërsa me medalje të bronztë u kurorëzua Dardan Ceka në luftëra individuale  në kategorinë -61 kg. Nënkampionë të  Malit të Zi u shpallën dy ekipet në kata dhe në luftëra pas ekipit të KK “Buduqnost” të Podgoricës. Në ekipin e katave punuan Liridon Elezi, Viktor Curoviq dhe Dardan Ceka, ndërsa në ekipin e luftërave punuan Blerim Sukaliq, Viktor Curoviq, Dardan Ceka dhe Liridon  Elezi.

“Kjo është edhe një arritje e shkëlqyeshme e klubit tonë, sepse nuk është lehtë të jesh në mesin e më të mirëve në konkurrencën e seniorëve. Do të vazhdojmë të punojmë me të rinjtë tanë, që edhe në të ardhmen të marrim pjesë me sukses edhe në gara të tjera për seniorë”, shprehen të kënaqur trajnerët e klubit Naim Duraku, Kujtim Sukaliqi dhe kryetrajneri Ruzhdi Rama, të cilët i kanë përgatitur ekipet për garë.

Për ndihmën e dhënë për pjesëmarrje në këtë garë ata falënderojnë restaurantin “Rozafa”, prindërit e garuesve, si dhe kryesinë e klubit.

Sherbimi informativë i KK ”Ulqini”