Nazif Cungu: Qeveria u zhvati pronat shqiptarëve – Video

April 6, 2010   | Shtypi / Mediji

nazif-cunguKryetari i partisë Forca e Re Demokratike, Nazif Cungu ka deklaruar se në Mal të Zi qeveria u ka ulur sipërfaqen detare komunave shqiptare, duke ua kaluar atyre malazeze.
“Në Parlamentin e Malit të Zi është aprovuar një plan për vijën detare, që e ka cuar vijën detare në Ulqin në dy kilometra. Sikur partia shqiptare e Ferhat Dinoshës të mos kishte votuar, ai vendim nuk do të ishte kthyer në ligj”, ka pohuar Cungu.

Ai ka fajësuar partinë shqiptare në pushtet, e cila sipas tij ka bërë që zonave më shumicë shqiptare t’u zhvatet prona, për të cilën Kuvendi i Ulqinit vazhdon të luftojë.

“Njëzëri, Kuvendi i Ulqinit ka vendosur që ajo pronë të kthehet. Ligji për vijën detare është miratuar në 92-shin, për 16 km, ndërsa ligji tjetër është aprovuar para dy vjetësh dhe është miratuar nga partia e zotit Dinosha”, ka shtuar Cungu.

Top Channel