PPD garon e vetme në zgjedhjet lokale në Mal të Zi – Video

April 11, 2010   | Politika

Ali-Rexha_Lideri-i-PPD_se.jpg.1Partia e Prosperitetit Demokratik (PPD) me seli në Ulqin konfirmoi të mërkurën se do të dalë vetëm në zgjedhjet e ardhshme lokale që janë shpallur për datën 23 maj të këtij viti, ndërkaq nga gjashtë partitë, ky është subjekti i dytë politik shqiptar në Ulqin që kumton publikisht mënyrën e pjesëmarrjes në garën e ardhme për qeverisjen vendore.
Partia e Prosperitetit Demokratik në vitin 2007, me 3 këshilltarët e saj, sa e kishte përkrahjen e votuesve në komunën e Ulqinit, u shkëput nga Koalicioni i partive nacionale shqiptare edhe iu bashkua grupimit politik “Për Ulqinin evropian”.
Grupimin politik “Për Ulqinin evropian”, aktualisht e përbëjnë e përbën Unioni Demokratik i Shqiptarëve , socialistët e Gjukanoviq-it dhe socialdemokratët e kryeparlamentarit malazias, Ranko Krivokapiq.
Ndryshe, PPD-ja përshëndeti vendimin e Forcës së Re Demokratike për daljen në zgjedhje pa koalicione, por thekson se Lidhja Demokratike në Mal të Zi e Mehmet Bardhit dhe Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve i Ali Dodës nuk kanë të drejtë pjesëmarrjeje në këto zgjedhje, pasi që sipas PPD-së nuk i kanë bërë me kohë zgjedhjet brenda partive.
Lideri i PPD, Ali Rexha citohet të ketë apeluar te kompetentët që të respektojnë ligjin edhe të shlyejnë partitë nga regjistri nëse konstatohet se ato pas skadimit të mandateve, nuk i kanë zgjedhur organet e tyre.
“Nëse kjo nuk do të ndodh, PPD do të iniciojë procedurën e shlyerjes së partive fantome nga regjistri”, është shprehur Rexha.

Koha Net
http://forca.me/images/stories/videos/shqip_1.flv

4