Nimanbegu: Nuk do të harmonizohet ligji zgjedhorë me kushtetutën deri ne fund të vitit – Video

April 14, 2010   | Politika

Genci Nimanbegu_ForcaForca e re demokratike FORCA, dyshon se deri në fund të vitit do të kryhet harmonizimi i ligjshmërisë zgjedhore me kushtetutën, tha deputeti i kësaj partie Genci Nimanbegu.

Afati për harmonizimin e ligjshmërisë zgjedhore në fuqi me kushtetutën skadon më 30 prill, mirëpo, koalicioni në pushtet ka përgatitur propozimin për vazhdimin e saj deri më 1 janar të vitit të ardhshëm. Nimanbegu vlerësoi se çështja e përkrahjes së partisë së tij vazhdimit të afatit absolutisht është diskutabile, sepse për mosharmonizimin e deritashëm forca nuk është përgjegjëse.

Nimanbegu shtoi se ekzistojnë disa ligje që nuk janë të harmonizuara me kushtetutën. Nuk është harmonizuar as ligji mbi të drejtat dhe liritë e pakicave as ligji mbi organizimin territorial, kështu që ekziston një seri ligjesh me rëndësi jetike për bashkësinë shqiptare, të cilët nuk janë harmonizuar ende, tha Nimanbegu.

TVCG
http://forca.me/images/stories/videos/shqip_1.flv