Taekwondo ”ULQINI” Club : “Millenium Open 2010” Vrsac Serbia

April 14, 2010   | Sporti / Sport

Taekwondo ULQINI_Club _Millenium Open 2010_Vrsac SERBIAMe datë 11.04.2010 ne qytetin Vrsac u mbajt turniri ndërkombtarë në sportin olimpik te Taekwondo-së.
Në këtë turnir morën pjesë 8 shtete me rreth 400 garues.
Në këtë turnir mori pjesë edhe përfaqësuesja e Malit të Zi. Përfaqësuesja e Malit të Zi mori pjesë me 14 garues ndërsa të ftuar në përfaqëseuese ishin edhe 4 garuesit e klubit të Taekwondo-së Ulqini. Arijeta Zati, Besnik Shata Artan Zenuni dhe Arben Kollari icili për shkak lëndimit nuk pati mundësi që te marrë pjesë në këtë turnir.
Garuesit e klubit të Taekwondo-së Ulqini u kurorzuan me dy medalje.
Garuesja Arijeta Zati fiton tri gara ndërsa në finale humbë nga përfaqësueja e Kroacisë e cila arrinë deri në finale dhe fiton medaljen e argjendët.
Taekwondo ULQINI_Club _Millenium Open 2010_Vrsac SERBIA.2Ndërsa me medalje të bronzët u kurorzua Besnik Shata i cili fiton një garë dhe humb garën e dytë nga garuesi Boshnjak. Garuesi i tretë nga klubi i Taekwondo-së Ulqini ishte Artan Zenuni i cili nuk arriti të kurorzohet me medalje pasi që konkurrenca ishte tejet e lartë.
Me këtë garë dy garuesit e KT Ulqinit edhe njëher dëshmuan kvalitetin në arenen ndërkombëtare.

Taekwondo ”ULQINI” Club Facebook