Mazhoranca shtyn miratimin e ligjeve jetike për shqiptarët në Malin e Zi – Video

April 17, 2010   | Politika

Genci Nimanbegu_Forca_ulqinPodgoricë, 15 prill – Koalicioni qeverisës propozon shtyrjen e harmonizimit të legjislaturës zgjedhore me Kushtetutën e Malit të Zi deri më 1 janar të vitit të ardhshëm, edhe pse me një vendim të mëhershëm, afati i kuadrit ekzistues ligjor skadon më 30 prill. Socialistët këtë veprim e shohin racional dhe të arsyeshëm, që të evitohen “dyshimet juridike për legalitetin e zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 23 maj të këtij viti”.
Funksionari i lartë i Partisë Demokratike të Socialistëve në pushtet, Miodrag Vukoviq, personi numër një për çështjet kushtetutare në këtë parti dominuese në këtë shtet fton partitë opozitare që ta përkrahin këtë propozim.
Partitë shqiptare këto “lëvizje” të mazhorancës i shohin shumë të dyshimta, duke vlerësuar se deri në fund të këtij viti do të bëhet harmonizimi i legjislacionit zgjedhor me aktin më të lartë juridik shtetëror, Kushtetutën, meqë kjo nuk u arrit të bëhet brenda tre afateve të dështuara.
Kështu, nënkryetari i Forcës së Re Demokratike, Genci Nimanbegu, deputet i kësaj partie në Parlamentin e Malit të Zi nuk premton se kjo parti parlamentare shqiptare do ta përkrah këtë propozim të koalicionit qeveritar. Ai thotë se Forca nuk është përgjegjëse për mos-harmonizimin e deritashëm të kësaj infrastrukture ligjore.
Nimanbegu nënvizoi se ekzistojnë disa ligje që nuk janë të harmonizuara me Kushtetutën, shumë jetike sidomos për komunitetin shqiptar në Malin e Zi. Ai këtu përmend Ligjin për organizimin territorial të Malit të Zi, ku deputetët shqiptarë kanë amendamantuar për avancimin e statusit të Komunës së plotë të Tuzit, pastaj edhe Ligjin mbi të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, të cilët kanë mbetur pezull pa u harmonizuar tash katër vite.

Koha Net
YouTube Preview Image

8