Reagimi i Imamit te Krythes te nderuarit h. Bajram ef. Hajdarit

April 18, 2010   | Reportazh / Reportaža

Xhamija-ne-Krythe_ulqinUlqin 17.4.2010: Reagimi i Imamit te KRYTHES te nderuarit h. Bajram ef. Hajdarit:
Disa nga virtytet që i don me tepër Allahu xh.sh. janë: hidhrimin me e kthy me të butë edhe ruatja e lidhjeve familjare (farefisnore), si dhe bashkimi i xhematit.
E lexova një letër nga vëllau ynë musliman elhamdulilah që ka njerëz qe e ndajnë mendimin tonë, por fatkeqësisht komenti tjetër që bënte vëllau musliman me një hoxhë është për çdo habi e më tepër për çudi kur dy imam “fatkeqësisht” ngriten dorën për ndarje fetare.
Mjaft o vëllezër me ndarje !!!
Aq më keq ndikon komenti që ky vëlla musliman thotë se në trevat e Anës së Malit nuk po punohet asgjë. Ju dy imam që ngritet dorën lartë për përçarje në mes xhematit musliman, ju jeni të ri dhe inshallah don Allahu xh.sh. e pendoheni, sepse edhe Pejgamberi ynë i fundit në luftën e Uhudit ka bërë dua, kur i ka ardhur Xhebraili a.s. dhe i tha: a don me e dënu këtë popull, por ky ja ktheu me të butë: jo por po e lus Zotin xh.sh. që t´ i kthej në besim…
Edhe ne po bëjmë dua që Zoti i madh juve të ju udhëzoj për të mirë e për bashkim.
A e dini o vëllazen musliman se njëri nga ta është profesor në Medrese dhe se ka 7 nxënsa që u jep mësim, e njëri nga ata është nga Ana e Malit, nxënësi më i mirë i Medreses dhe po përgaditet për ta mësuar fjalen e Allahut xh.sh. përmendësh inshalla, dhe me te, po krenohet i gjithë Mali i Zi, por gjithë Malësia e gjithë Ulqini, dhe kur e pyesin se nga je ai thotë prej Ulqini me krenari..
O imam a e din se Ulqini me Anë të Malit është i lidhur si mishi me thu, për këtë punë nuk mundesh me na nda lehtë, se Ulqini nuk ndahet lehtë. Ti jeton ne Ulqin por me duket se nuk je ka e njef mirë Ulqinin. Ulqini është diçka tjetër….
Ulqini është edhe i hafiz Cungut, hafiz Buzukut, hafiz Mavriqit, hafiz Mujalit, H. Ali Riza Ulqinakut, hafiz Llunjit, që kan dhënë jetën për islam e për bashkim fetar.
Po, a e din ti që ato kanë nipa dhe mbesa, ku gjyshërit e tyre i kanë mësu se si me i ndihmu njëri tjetrin dhe si me u bashku vëllazërisht ashtu si na porositë feja jonë e pastër islame.
E kam ndëgju me vesh të mi një ulqinak që po shkonte në Umre dhe e kishte marr veshtë këtë përçarje nga ana e juaj dhe e përkrahësve tuaj dhe u shpreh: pashë madhërinë e Zotit xh.sh. do të flas me njerëz që kanë influencë në Ulqin dhe që e dijn se çka porositë feja islame, që ia dojnë të mirën islamit… që kjo punë mos të ndodhë as tash as për jetë e mot!

Burimi: www.ulqini.de/

9