Shoqeria Kulturore Artistike Ulqini organizon manifestim me rastin e 10-vjetorit
Të nderuar miq,
me rastin e dërgimit të ftesës për pjesëmarrje në organizimin e SHKA “ULQINI”, ka ardhur deri tek lëshim teknik në orarin e përcaktuar në ftesë.
Andaj, kërkojmë ndijesë dhe ju njoftojmë se organizimi mbahet me datën 28.04.2010, me fillim në ora 19:30h.
Jeni të mirëseardhur.
Me rastin e 10-vjetorit te Shoqeris Kulturore Artistike Ulqini do te organizohet nji manifestim ne Shtepin e kultures me daten 28.04.2010 .
Këtë manifestim të qëlluar kulturor do ta nderojn me pjesëmarrje përfaqësuesit dhe personalitete të shquara politike, shkencore, kulturore dhe arsimore nga Ulqini dhe Mali i Zi. Të pranishëm do të jen edhe personalitete politike e kulturore tashmë të njohur si z. Gëzim Hajdinaga, kryetar i komunës së Ulqinit,etj.
Pjesëmarrësit e promovimit jan Shoqata Kulturore Artistike Ulqini, e cila edhe mbas 10 viteve të kaluara përmban një larmi artikujsh nga vallet ulqinake dhe rethinës son nga lëmenja e veshjes dhe valleve të ndryshëme të kulturës sonë, nga e kaluara, nga e tashmja e njëkohësisht premton një program të pasur për të ardhmen e Ulqinit ton.
Muzika popullore tradicionale ka qenë edhe është,në të shumtën e rasteve,e pandashme nga lojrat,vallet,ritualet e lindjeve,rreth-prerjeve-synetive,fejesave e martesave,kremteve fetare e pagane e të tjera të banorëve të trevës së Ulqinit.
Në dasma e gazmende të nryshme janë kënduar këngë,hedhur valle dhe përdorur elemente etnografike të veshjeve dhe pajimeve specifike për këto raste.Përveç disa valleve arkaike të Shoqeris Kulturore Artistike Ulqini siç është “Gusharaveli”.
Tradita vazhdon deri në ditët e sotme me shoqëri të reja si “Zana”,”Ulqini”,”Buzuku”,Ana Malit”,”Buna”,”Zgjimi”,me pjesëmarrje me valle e këngë përkatëse,por edhe më të përhapura në hapsirën etnogjeografike shqiptare.
Lajme nga Ulqini















