Deklarata zyrtare e gjith imameve te rrethit Ulqinit

April 22, 2010   | Shoqëria / Društvo

21.4.2010: DEKLARATË E XHEMATLIVE TË RRETHIT ULQINIT ( KRRUÇ, KOLLOMZ, PISTULL DHE ZOGAJ) DERGUAR REIS-UL-ULEMASË DHE MESHIHATIT NË MAL TË ZI

D E K L A R A T Ë

Me rastin e iniciativës së një pjese të Këshillit të Bashkësis Islame të Ulqinit për ndarjen e këtij Këshill në dy këshilla, iniciatorët-aktivistët e kësaj iniciative kanë raportuar deklarata të pasakta në emrin tim, si përfaqësus i këtyre xhemateve (Krruç, Kollomz, Pistull dhe Zogaj) në KBI Ulqin, si dhe ne emrin e Imamëve, Mytevelive, Këshilltarve te xhamijave dhe xhemtlinjve të këtyre Xhemateve!
Unë, NAIL SELMANI, antarë i KBI Ulqin nuk kam qenë i informuar për mbledhjen e fundit të Këshillit të BI (ftesën rastësisht e kam gjetur pas të gjitha aktiviteteve në lokalin tim ‘San Remo’ nën derë, të cilin e kam mbyllur para disa muajve). Gjithashtu nuk kam qenë i ftuar as ne mledhjen e mytevelive dhe këshillave të xhamijave e cila është mbajtur në xhamin e Mezjahut me 05.04.2010. ku është votuar për këte inicijativë PËRÇARSE!
Gjithmonë kemi qenë pjesë e Bashkësis Islame me seli në Ulqin, dhe pyetja e Sekretarit (Agim Dragovoja) të BI (ME TELEFON) “A jeni me Bashkësin Islame të Ulqinit”, më është dukë e çuditshme dhe jam deklaruar “PO”! Këtë e kam bërë duke mos ditur se për çka bëhet fjalë dhe duke menduar për Këshillin e perbashkët e JO TË PËRÇARË.
Kryetari i BI – Ulqin, z. Avdo Gorana, në kërkesen që ia drejtoj Meshihatit të BI në Podgoricë për këtë inicijativë përmend me emra dhe këto katër (4) Xhemate (Krruç, Kollomz, Pistull dhe Zogaj) me iniciativë PËR PËRÇARJE DHE NDARJE!
Dëshirojm te njoftojmë Meshihatin dhe Popullin se këto iniciator na kanë telefonuar dhjetra herë për të na hutuar dhe manipuluar me kërkesa të çudishme, “A jeni me ne a me ta”, “A doni a s’doni”, e tj…
Edhe pas takimeve në Zyren e BI – Ulqin dhe deklaratave të kundërta z. Avdo Gorana MANIPULON pa na ftuar në mbledhjen e këshillave të xhemateve në xhamin e Mezjahut.
Këtë Deklaratë, se NUK JEMI PËR NDARJEN DHE PËRÇARJE e deklaroj unë, NAIL SELMANI, anëtar i Këshillit të Bashkësis Islame Ulqin, së bashku me IMAMËT dhe MYTEVELIT e xhamijave që përfaqsoj unë: Pistull, Kollomz, Krruç dhe Zogaj

Këtë deklaratë, me vetëdije të plotë dhe vullnet të lirë, e nenshruan:
1. Zogaj, Imami Xhemal ef. Draga
Myteveliu Nail Selmani
2. Pistull, Imami Mirsad ef. Rama
Myteveliu Sabahet – Sabo Kraja
3. Kollomz, Imami Qazim ef. Cenaj
Myteveliu Vehbi Goga
4. Krruç, nuk ka Imamë
Myteveliu Cufo Vukoviq

Burimi: www.ulqini.de/

Publicitet;

Në Ulqin ndërtohet xhami për një mijë faltorKa nisur grumbullimi i mjeteve financiare për ndërtimin e xhamisë në Fushë të Ulqinit.Xhamia do të jetë shumë funksionale: 1 mijë vende për falje, vend për mirëmbajtjen dhe pregaditjen e xhenazes (gasulhanja), mejtep, bibliotekë,sallë, kafiteri, vende për parkim etj.
Deri më tash është blerë trolli i xhamisë dhe është punuar projekti ideor.Lusim Allahun Fuqiplotë që çdo ndihmë tuajën ta radhisë në vepra të mira.
BASHKËSIJA ISLAME E ULQINIT-ISLAMSKA ZAJEDNICA ULCINJ


Xhirollogaria:510-12295-15

Informatat në tel/fax:

Tel/fax:+382 30 413-257
Mobil :+382 69 037-681
Mobil :+382 69 473-400

54