Kampionati i Malit të Zi në Taekwondo për seniorë

April 25, 2010   | Ngjarjet - Events

Taekwondo ''ULQINI'' Club _Kampionati i Malit të ZiTë shtunën me datë 18 prill 2010 në Podgoricë u mbajt Kampionati i Malit të Zi në sportin olimpik të taekwondo-së në kategorinë superiore ajo e seniorëve, në të cilin garuesit e KT Ulqinit u kurorëzuan me 6 medalje, prej tyre 3 medalje të argjendëta dhe 3 medaljetë bronztë . Në këtë Kampionat Klubi i Taekwondo-së “Ulqini” u paraqit me 7 garues.
Arben Kollari, Besnik Shata, Artan Zenuni, Adnan Hasa, Allmedin Suka, Adrian Zenuni dhe Arijeta Zati.
Nënkampion të Malit të Zi nga KT Ulqini u shpallën Arijeta Zati, Artan Zenuni dhe Besnik Shata të cilët u kurorzuan me medalje të Argjendët, ndërsa me medalje të bronztë u kurorëzuan Allmedin Suka, Arben Kollari dhe Adnan Hasa.
“Kjo është edhe një arritje e shkëlqyeshme e klubit të taekwondo-së Ulqini në kategorinë më të lartë mbi 18 vjeç apo kategoria e seniorëve. KT Ulqini edhe pas këtij kampionati vazhdonë me pregatitjet e rregullata me përfaqësuesen e Malit të Zi ku së shpejti do të mahet edhe kampionati europianë dhe për këtë kampionatë kërkohet një pregatitje e pçosaçme shpresojmë se edhe nga klubi ynë do të ketë garuesë të cilët do ta përfaqësojnë Malin e Zi. Falenderojmë prindërit dhe Tapacir Kurtin të cilët na mundësuan pjesmarrjen në kët kampionatë, poashtu falenderojmë të gjithë ata që na përkrahin në sukseset tona si dhe fansat tanë.

Përshendetje të gjithve.

Taekwondo ”ULQINI” Club Facebook