Gëzim Hajdinaga, priti sot Drejtorin e Fondit të punës z.Dushko Peroviq

April 26, 2010   | Lajmet / Vijesti

Gëzim Hajdinaga,_Dushko PeroviqKryetari i Komunës së  Ulqinit z. Gëzim Hajdinaga, priti sot Drejtorin e Fondit të punës z.Dushko Peroviq dhe bashkëpunëtorët e tij.
Në takim u bë fjalë për masat që ka marrë ky fond për kompenzimin e   punëtorëve të cilët kanë qenë të shpallur tepricë teknologjike dhe ata të tjerët  ndërmarrjet e të cilëve kanë falimentuar deri në vitin 2008 e që nuk janë shlyer të hollat në masën e paraparë me ligj 1926 euro.
Sipas përfaqësuesit të  sindikatës në Ulqini z.Shefki Keko Lamoviq, numri i punëtorëve që do të përfitojnë nga kjo nisëm në territorin e Komunës së Ulqinit është 184 euro.
Kryetari i Komunës z.Gëzim Hajdinaga insitoi që të premten në bashkëpunim me përfaqësuesit e sindikatës të mbahet një takim me të gjithë punëtorët që do të përftojnë tërësisht ose pjesërisht shumën e paraparë me ligj e ku do t’i jepen udhëzime se si duhet plotësuar formularet me qëllim të përshpejtimit të këtij aktiviteti.
Nga ana tjetër përfaqësuesit e Fondit shprehën gadishmëri për ndihme dhe konsulenca të duhura.

Municipality of Ulcinj / Ulqin
Arsllan Hajdinaga

4