Aranzhmane turistike nga bregdeti Ulqinit prej 24€ ne ditë

May 1, 2010   | Turizmi / Turizam

Riviera e UlqinitNHT “Riviera e Ulqinit” sh. a. që administron hotelet “Olympic” dhe “Bellevue” në Plazhin e Madh dhe me kampin nudistik “Ada Buna”, është bartës i ekonomisë turistike të Ulqinit më se 40 vjet. Në përbërjen e vet “Riviera e Ulqinit” posedon edhe me dy autokampe: “Neptun” në Plazhin e Madh, dhe kampin “Ada Buna”, që është në kuadrin e kampit nudistik. Komplekset hoteliere, si në Ada Buna, ashtu edhe në Plazhin e Madh, gjenden fare afër plazhit, të rrethuar me parqe de peizazhe të mrekullueshme, të mysafirëve të hoteleve u janë siguruar qetësia dhe privatësia, deti i pastër dhe plazhet ranore, kuzhina e pasur, jeta argëtuese e natës dhe shërbimi kualitetativ. NHT “Riviera e Ulqinit” në ofertën e vet i ka të gjitha llojet e terreneve sportive, një numër të madh restorantesh, tarraca dhe bare, ndërsa kapaciteti i përgjithshëm i vendosjes i “Rivierës së Ulqinit” është 1600 shtretër. Klima e butë mediterane e Ulqinit, me mbi 240 ditë me diell në vit, e bën që Ulqini të jetë tërheqës për turistët në të gjitha katër stinët e vitit, ndërsa hotelet “Olympic” dhe “Bellevue” në Plazhin e Madh, që shtrihet në gjatësinë prej 13 km, i kanë të gjitha kushtet për punë dhe në periudhën dimërore, andaj janë të hapur gjatë tërë vitit. Kampi nudistik gjendet në ishullin lumor Ada, me një plazh ranor prej 2800 m të gjatë, që rri hapur për turistë prej majit deri në nëntor. Qyteti më jugor në Mal të Zi është një bashkim i shkëlqyeshëm i Lindjes dhe Perëndimit, të modernes dhe historikes, ndërsa mozaiku turistik i Ulqinit, në larushin që të përvetëson, është i rrethuar me detin Adriatik, lumin Buna, liqenin e Shasit, me trungjet qindravjeçare të ullinjve në luginën e Valdanosit, ishullit parajsor Ada, dhe të vegjetacionit të bujshëm në çdo hap. Ulqini është njëri ndër destinacionet më atraktive në Mal të Zi, ndërsa NHT “Riviera e Ulqinit” është adresa e drejtë për pushimin dhe rekreacionin tuaj. Mirë se na vini!
Ne disa prej tyre Hoteleve sikurse Hotel Olypic dhe në Bunë ku gjysmë pansioni fillon prej 24 euro në dit per person.

Shikoni tabelën e Aranzhmane të ofertës turistike nga bregdeti Ulqinit
cmimet e aranzhmanit ne rivier te ulqinit

Keni ndonje pytje ose paqartesi per Oferten turistike ne Rivieren e Ulqinit? Mos hezitoni te na kontaktoni ne telefon: , ose ne e-mail.

info_ulqini@gmail.com
www.visit-ulcinj.com

Lajme nga Ulqini
YouTube Preview Image