Shaban Peraj: Kauza e arsyes

May 1, 2010   | Shoqëria / Društvo

Bashkesia Islame e UlqinitO ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zhvillimin e të metave të njëri-tjetrit” -Kur’ani

Unë jam ndjer mjaft i fyer nga polemikat që zhvllohen sot në media rreth çështjes  së ndarjes së Bashkësisë Islame të Ulqinit, gjë që është një lajm shumë i keq ky për ata të involvuar në këtë mesele,  po edhe më i keq për hartuesit e këtij projekti. Ky lajm negativ për besimtarët mysliman është tregues i pazakont e tronditës nga ata që i kanë dalur zot të mbrojnë parimet Islame. Se kujt i ra ndërmend të bëjë një veprim të tillë tani në këto kohë ka pak rëndësi, ajo që shqetëson është fakti se prijësit fetarë, kush në cilin drejtim, bënë shkelje flagrante, në radhë të parë të parimeve islame e pastaj të principeve integruese të besimtarëve për t’u integruar me gjithë të tjerët. Nga kumtesat e lexuara rreth një veprimi të tillë shihet qartë se atyre që u ra ndërmend të bëjnë veprime të tilla u mungon kultura për të avancuar çështjen kombëtare gjatë procesit të zhvillimit dhe përparimit të vet në atë vijë që është e posaçme për ate vetë.  Mes harmonisë dhe orientimit të jetesës së kombit, si dhe kthjellësisë së burimeve  të kulturës ka ekzistuar gjithmonë një lidhje e ngushtë, gjë që aktorët e këtij veprimi nuk e dëshmuan vetën, ndaj disa klerikë të bëhen sikur nuk i njohin këto parime është verbëri, kurse përpjekja për ta larguar shoqërinë prej tyre do të thotë të hutosh dhe trullosësh atë duke e lënë pa rrugë, pa drejtim. Ndonjë arsyetim logjik që do të arsyetonte veprimet e njerës apo palës tjetër, nuk mendoj se ekziston nga ata që drejtojnë Këshillin e Bashkësisë Islame  të Ulqinit, për çka jam më se i bindur se edhe ata e kuptojnë se kanë bërë hapa të pamatur duke rrënuar kështu themelet e shoqërisë tonë, e që po të përdorej me gjuhën e fesë, kësaj i bie se janë tronditur rrënjët e demokracisë dhe hapat drejtuar nga feja islame. Këto figura shahu të lëvizura këndej, apo andej nuk janë aspak të frytshme dhe nuk i japin të drejtën asnjërit krah për t’u mburrë me prejardhjen, gjë që krijon njëfarë largimi nga vlerat perëndimore. Një veprim të tillë nuk e beson askush, as bota islame dhe as morali njerëzor. Kultura e vërtetë maturohet në botë ku shkrihen së bashku feja e vërtetë, morali i lartë, virtyti dhe dukuritë e përvetësuara. Në asmbientet ku sundon pafesia, imoraliteti, injoranca, nuk mund të bëhet fjalë për kulturë çfarëdoqoftë ajo, as për përfitim nga ana e personave të rritur e formuar në atmosfera degraduese.

Shoqëritë, në rastin konkret përfaqësuesit e B.I. të Ulqinit, të cilët u përpoqën për të siguruar vazhdimësi të ekzistencës së vet duket se nuk i kanë bërë mirë llogaritë edhe karshi kombeve të tjerë, dhe kështu duke zbukuruar pemët me frute artificiale nëpër degë janë qesharake dhe vetëshkatërrues. Aktorët e kësaj sallamadie harrojnë se kultura lind dhe zhvillohet nga natyra e kombit dhe shoqërisë, pjesë e së cilës janë edhe ata vet. Pikërsht për te ata do duhej të tregonin më shumë pjekuri e maturi nëse këtu nuk ka ndonjë dorë të shtrirë, e që në këto momente me zikzaket e tyre disa  tentojnë të dalin me ide të reja të pavetëdijshëm se në radhë të parë shpërbëjnë kombin, humbin vlerat e tij, e kalbin dhe e shtrojnë përdhe. Mjafton një pikë benzinë dhe “e pat puna”, apo ndoshta ka këtu diçka që lidhet me zgjedhjet lokale për të hutuar besimtarët duke dëshmuar për mungesë të qytetërimit që nuk mbështetet në virtyt dhe moral, që nuk ushqehet nga kauzat e arsyes dhe ndërgjegjës.  Po të jetë këshu, atëherë kjo është një “festë” e përkohshme me flamurka e banderola që nuk i shërbejnë lumturisë së njerëzimit, por vetëm ca të pasurve si dhe dëshirave të ca qeflinjve. Mjerë për ata që gënjehen pas parullave të tij me drita që ndizen e shuhen! Të pranosh se këto gjëra që po ndodhin sot rreth problemit të krijuar në B.I. të Ulqinit janë një pretekst i qytetërimit, kjo s’është gjë tjetër veçse një vetëmashtrim. Kësaj i bie se ata që nuk e kanë marrë një edukatë të përbashkët, gjithmonë janë ndarë në kampe të veçantë sipas kulturave të marra dhe e kanë parë njëri-tjetrin si armiq. Për të pasur bekimin e besimtarëve, klerikët tanë duhet ta kenë të qartë se më e pastra, më e shkëlqyera dhe më e mira e çdo gjëje është ajo që ka përparuar, në të kundërtën ndihmohet për të krijuar një korridor të errët e të mykur. Pa dashur të bëjë moralizim, si një qytetar i thjeshtë i kësaj shoqërie nuk kam se si të ndihem i qetësuar për ate që ndodhë nga njerëzit e shërbimit, ata duhet të jenë të gatshëm e të vendosur që për hir të çështjes kombëtare e besimtarëve të tyre të klojnë edhe lumenj gjaku, të jenë aq të pjekur sa t’i japin çdo gjë të zotit, kurse përpara Krijuesit të Lartë të jenë të respektueshëm. Në rastin konkret duket se B.I. të Ulqinit i janë luhatur këmbët e institucionit, i janë prishur planet, bashkimi është shpërbërë, ndaj atyre u mbetet të tregohen jashtëzakonisht besimtarë, të thjeshtë e tolerant për të pranuar se kjo rrugë është me të përpjeta e tatëpjeta për të fituar bindjen dhe vendosmërinë se kanë për t’i kapërcyer problemet së paku për të mirën e kombit. Profeti ynë ka  bërë haxh vetëm një herë, por e gjithë jeta i ka kaluar me kumtesë e këshilla. Lindja e begatë e B.I. u bëftë sihariq e ogur i mirë për të gjithë besimtarët dhe Zoti e ruajtë nga pengesat që do t’i dalin në rrugën e saj.

Shaban Peraj
Zemra shqiptare

5