SHKA “Zana” me një dokumentar video eskluzive

May 2, 2010   | Kulturë / Kultura

Shoqata Kulturo Artistike Zana_logoMe rastin e këtijë 15 vjetorit Shoqata Kulturo Artistike „Zana“ organizoj manifestimin e madh solemn ne shtepin e Kulturës ne Ulqin me 29.04.2010. ne ora 20.00
.
Pjesëmarrësit e promovimit të këtij video- dokumentari Eskluziv jan Shoqata Kulturore Artistike Zana, e cila edhe mbas 15 viteve të kaluara përmban një larmi artikujsh nga vallet ulqinake dhe rethinës son nga lëmenja e veshjes dhe valleve të ndryshëme të kulturës sonë, nga e kaluara, nga e tashmja e njëkohësisht premton një program të pasur për të ardhmen e Ulqinit ton.
Muzika popullore tradicionale ka qenë  edhe është,në të shumtën e rasteve,e pandashme nga lojrat,vallet,ritualet e lindjeve,rreth-prerjeve-synetive,fejesave e martesave,kremteve fetare e pagane e të tjera të banorëve të trevës së Ulqinit.
Në dasma e gazmende të nryshme janë kënduar këngë,hedhur valle dhe përdorur elemente etnografike të veshjeve dhe pajimeve specifike për këto raste.Përveç disa valleve arkaike të Shoqeris Kulturore Artistike Zana siç është “Gusharaveli”,Darsma e Ulqinit,Kjo shoqatë morri pjesë në Festivalin Mbarkombëtar Folklorik në Tiran në vitin 1993 ku edhe u shpërblye me mierënjohje.

Tradita vazhdon deri në ditët e sotme me shoqërin  “Zana”,me pjesëmarrje me valle e këngë përkatëse,por edhe më të përhapura në hapsirën etnogjeografike shqiptare.

Historiku i Shoqatës Kulturo Artistike „Zana“

Në  pranverë të vitit 1995 në Ulqin është themeluar Shoqata kulturoro-artistike “ZANA”. Ajo lindi si rezultat i dashurisë dhe nevojës për ta ruajtur dhe kultivuar kulturën dhe traditën ulqinake dhe shqiptare.

ZANA në këtë periudhë 15-vjeçare ka dhanë me dhjetëra koncerte në Ulqin dhe jashtë vendit. Shfaqi programin vet në festivale e në manifestime të ndryshme muzikore në Tiranë, Preshevë, Sarajevë, Prishtinë, Elbasan …

Kjo shoqatë denjësisht ia trego të gjithëve fytyrën e bukur të Ulqinit!

ZANA ishte iniciues i shumë aktiviteteve. U organizuan manifestimet popullore “Të gjith për turizëm” me qëllim të përgatitjes sa më të mirë të qytetit për sezonin turistik. Mijëra qytetarë dhe me dhjetëra shoqata, këngëtarë dhe kllapa morrën pjesë në pastrimin e qytetit dhe Anës së Malit, në programin kulturoro-artistikë dhe në karneval.

Në  fund të viteve të 90, ZANA për shkak luftës në Kosovë, praktikisht i ndërpreu aktivitetet festive. Aktivistet e saj themeluan Shoqatën humanitare “Drita”, e cila ndihmoi dhe strehoi mijëra kosovar të dëbuar nga trojet e tyre. Menjëherë pas çlirimit të Kosovës ZANA, në Teatrin kombëtar në Prishtinë, japi një koncert solistik.

Jemi të bindur që çdo gjë ishte në këto 15 vite më e bukur me ZANËN. Jemi të bindur se këto 15 vite me Zanën çdo gjë u bë më e bukur.

Prandaj, ZANA në të ardhmen edhe më shumë do të  angazhohet që tradita jonë shekullore të ruhet, të  kultivohet dhe të pasurohet me dashuri si gurë themel dhe shenjë i identitetit tonë qytetar dhe kombëtar.

Lajme nga Ulqini

YouTube Preview Image