Banorët e Shtojit ndihen të diskriminuar, nuk u kthehen pronat

May 14, 2010   | Shoqëria / Društvo

Banorët e Shtojit  ndihen të diskriminuar, nuk u kthehen pronat_ulqiniUlqin, 14 maj – Lokaliteti i Shtojit, komuna e Ulqinit konsiderohet “oaza” më e njohur turistike në mbarë bregdetin e Adriatikut me rreth 25 mijë shtretër në të gjitha format e vendosjes, shkruan sot KosovaLive. Këtu vlerësohet se ndodhen mbi 4 mijë vila, hotele, kampshtëpiza nga Mali i Zi, Kosova,Bosnjë e Hercegovina, Serbia, Maqedonia, të ndërtuara në mënyrë të jashtëligjshme.
Banorët e kësaj zone ankohen se shteti nuk u ka kthyer pronat e nacionalizuara me ligjet revolucionare të shtetit monist. Kjo çështje me dekada të tëra hapet në fushatat elektorale, sikur tash në zenitin e promovimeve partiake për zgjedhjet lokale të 23 majit.

Anton Rudaj _ulqin“Afera e kthimit të tokave pronarëve të këtushëm është bërë monotone, por nuk mund të anashkalohet, janë trashëgimitë tona stërgjyshore,” thotë Anton Rudaj nga Shtoji.
Ai pyet se si është e mundur që në “zemër” të qytetit të Ulqinit personave të shumtë u kthehen pronat e ekspropriuara, ndërsa ankesat e tyre “as që merren parasysh”.
Opozita kritikon koalicionin qeverises lokal edhe qeverinë malazeze që banorëve të Ulqinit nuk u kthen pronat e “marra me dhunë”, Valdanosin edhe Shtojin.
Lidhur me rikthimin e tokave të Shtojit, kryetarit i Këshillit komunal të Partisë Demokratike të Socialistëve, në pushtet dhe deputet i kësaj partie në Kuvendin e Malit të Zi, Luigj Shkreli thotë se vërtetë ndaj banorëve të Shtojit është duke u bërë një padrejtësi jokorrekte.
“Personalisht me një delegacion të qytetarëve të prekur nga kjo çështje, kam qenë te kryeministri malazias, Milo Djukanovic, i cili është shumë i interesuar dhe i përkushtuar që shtojakët të rimarrin pronat e tyre,” tha të premten për KosovaLive, Luigj Shkreli.
Shkreli kritikoi ashpër opozitën e cila “po manipulon me emocionet e qytetarëve të dëmtuar”.

Koha Net
YouTube Preview Image

11