Nazif Cungu fton Hajdinagën në Debat Publike

May 15, 2010   | Lajmet / Vijesti

nazif_cungu_forca_ulqinKëtë konferencë e kemi organizuar për të paraqitur përpjekjet e dëshpëruara të kryetarit të komunës Hajdinaga që përpiqet për të mbuluar paaftësinë dhe dështimet në administrimin e komunës, si dhe për të fshehur premtimet e pambajtura, duke bërë korrupsion politik me ndërtime elektorale.
Ditëve të fundit, kryetari në largim i komunës, ka nisur përsëri punime sipërfaqësore infrastrukturore në vende të dukshme për të formu iluzion se ai ashtë duke punuar diçka.
Ai është duke fyer inteligjencën e qytetarëve të Ulqinit sepse kujton se bashkëqytetarët tonë do të mashtrohen edhe njëherë me investime elektorale minimale dhe me premtime boshe.
Qytetarët e komunës së Ulqinit e dinë mirë se Komuna e Ulqinit ska mundësi financiare të bëjë investime cilësore të mëdhaja pasi që ajo i ka borxh kompanive të shumta. E dijn të gjithë puntorët e komunës dhe ndërmarrjeve publike se krytari i komunës e ka prua Komunën në falimentim.
Ne i bëjmë thirrje Kryetarit i cili e di se i ka ditët e pushtetit të numëruara, që të mos përdorë taktikën e shkatrrimit të matejtshëm duke u përpjekur që të na lënë neve gjendje të mjerueshme që kur ta marrim pushtetin të kemi një buxhet negativ.
Përpos kësaj këto investime të vogla kozmetike të nisura para zgjedhjeve, pra para 10 ditësh, nuk mund ta fshehin mungesën e planit hapësinor, projekteve konkrete dhe vizionit për zhvillimin e komunës. pa plan, pa pergjegjesi dhe pa profesionalizem, duke e lene buxhetin dhe pronen publike ne meshire te fatit.
Nuk mund ta fsheh faktin që komuna eshte administruar ne menyre te vazhdueshme si bastore – pra klladionicë ku krytari I komunës kalon kohën më të madhe,
Unë gjithashtu shfrytëzoj rastin e kësaj kumtese për të ftuar Kryetarin e Komunës në një debat publik, që duhet të organizohet në Qendër të Kulturës, ku të jenë të pranishëm përfaqësues nga mediat, shoqëria civile dhe mbarë komuniteti i Komunës i cili të jetë i transmetuar nga televizioni Teuta.
Realizim i nje debati të tillë do të garantonte transparencën para qytetarëve duke përmbushur një standard demokratik të Bashkimit Evropian. Në këtë debat qytetarëve do t’ju jepej mundësia të bënin pyetje drejtpërdrejtë për programet që garojnë dhe të kërkojnë llogari ndaj të gjithëve neve për veprimtarinë tonë politike. Fushata politike në kushtet e demokracisë kërkon përplasjen e ideve, programeve dhe qëndrimeve në diskutime të hapura në mënyrë që qytetari ta japë votën në mënyrë sa më të informuar.
Besoi që kryetari i komunës ka fuqi intelektuale t’i përgjigjet pozitivisht kësaj ftese duke i dhënë mundësi qytetarëve të Ulqinit të njoftohen sa më mirë me forcat politike dhe kandidatët e këtyre zgjedhjeve.


Forca Press
YouTube Preview Image

11