Dafina Zeqiri nuk kam kërkuar duet me Adelinën

May 16, 2010   | Lajmet / Vijesti

dafina-zeqiriDafina Zeqiri ka realizuar një këngë në gjuhën angleze që titullohet “Rock this Club”. Gjate qëndrimit në Australi, së bashku me të dashurin e saj Krenarin, Dafina ka incizuar këtë këngë me producentin e njohur Shanell.
Ishte një bashkëpunim i veçantë me një ekip shumë të mirë që merren me artistë dhe me këngëtarë botërorë. Kontakti ka ardhur përmes një shoku të Krenarit, të dashurit tim, dhe vendosëm ta realizojmë këtë këngë”, ka thënë këngëtarja për emisionin RTK Blue.
Dafina ka theksuar se pas shumë bashkëpunimesh, ajo ka vendosur që aktualisht të vazhdojë me këndim solo, ndërkohë ka përgënjeshtruar spekulimet kinse i ka kërkuar Adelina Berishës që të bëjnë një duet.
Sa i përket lidhjes së saj, Dafina ka treguar se gjatë qëndrimit në Australi ka pranuar një unazë të bukur nga Krenari, porse pohon se kjo kishte qenë vetëm dhuratë dhe jo unazë fejese.

YouTube Preview Image
1