Vesa dhurate vetes per ditelindje, toke ne Dhermi

May 23, 2010   | Lajmet / Vijesti

vesa_lumaKengetarja e suksesshme, Vesa Luma e cila sapo ka hedhur ne treg kengen e saj te fundit “Amanet” ka festuar pak dite me pare ditelindjen e saj.
Me kete rast ajo mblodhi gjithe miqte e vet ne nje feste te madhe ne Prishtine. Mes tyre nuk kane munguar edhe kolege miq te artistes si kengetarja Leonora Jakupi, Labi, dy mikeshat e “Etheve…”, Teuta Kurti e Rona Nishliu, apo edhe lideri i grupit “Kthejellu”, Mentor Haziri, me te cilin eshte shfaqur edhe ne disa foto duke kercyer ne menyre mjaft ‘hot’.
Por sic kemi mesuar ne te “Bluetooth” kengetarja Luma i ka bere vetes nje dhurate. Pikerisht javes qe shkoi ajo ishte ne Shqiperi, ku nje ndalese e pati edhe ne jug, ne plazhin e mrekullueshem te Dhermiut. E Vesa madje ka blere edhe nje toke te sajen atje, ne te cilen ne te ardhmen do te ndertoje vilen e saj verore.
Bluetooth

YouTube Preview Image