Gëzim Hajdinaga rizgjedhet sërish kryetar i Ulqinit

May 24, 2010   | Shtypi / Mediji

Gëzim Hajdinaga rizgjedhet sërish kryetar i UlqinitPDS fiton zgjedhjet në shumicën e komunave në Mal të Zi.
Sipas rezulatateve jo zyrtare partia në pushtet në Mal të Zi, ajo Demokratike e Socialistëve ka fituar shumicën e votave në 12 komuna nga gjithsej 14 komuna ku u zhvilluan zgjedhjet lokale për këshilltarët e kuvendeve komunale. Me rëndësi konsiderohet fitorja e partisë Demokratike të socialistëve në kryeqytetin malazez Podgoricë, ku ajo ka fituar 28 mandate për këshilltarë. Rivalet kryesorë në këto zgjedhje kanë qenë partia në pushtet e kryeministrit aktual Millo Gjukanoviq, dhe blloku pro serb i bashkuar midis Partisë Socialiste Popullore, Partisë së Re Serbe dhe Lëvizjes për ndryshime. Sa i përket qyteteve ku shumicën e përbëjnë shqiptarët, në Ulqin dhe Tuz fitore ka shënuar Koalicioni midis Unionit Demokratik të shqiptarëve dhe Partisë së Gjukanoviqit, asaj Demokratike të Socialistëve. Me këtë komunën e Ulqinit për një tjetër mandat do ta drejtojë kryetari aktual Gëzim Hajdinaga, i cili ka qenë bartës i listës së këtij koalicioni. Përndryshe gjatë votimeve nuk u regjistruan probleme dhe parregullsi dhe nuk ka njoftime për incidente. Këto zgjedhje nuk janë monitoruar nga ana e vëzhguesve ndërkombëtarë dhe organizatave vendore joqeveritare. Ndërkohë, sot pritet të shpallen edhe rezultatet e para të detajuara dhe zyrtare të zgjedhjeve.
Bota Sot
http://video1.top-channel.tv/18754796/flv/kronika/maLizi-f.flv

1