Hajdinaga kryeson koalicionin pretendues për pushtet në Ulqin

May 24, 2010   | Lajmet / Vijesti

gezim hajdinagaUlqin, 24 prill – Kryetari i Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, të cilit mandati i skadon vitin e ardhshëm, do të jetë në krye të listës së koalicionit “Për Ulqinin evropian më të mirë”, i përbërë nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH), Partia Demokratike e Socialistëve (PDS) të Milo Gjukanoviqit dhe Partia Boshnjake (PB).
Kjo përbërje do të garojë në zgjedhjet lokale të 23 majit për parlamentin vendor të Ulqinit, i cili do të ketë 33 këshilltarë, ka konfirmuar për KosovaLive kryetari i PDS, dega Ulqin, Luigj Shkrela, i cili në këtë listë ka vendin nr. 2.
Partneri i tretë i këtij grupimi politik që bashkërisht ushtronin pushtetin lokal, Partia Socialdemokratike u largua, meqë PDS dhe UDSH nuk pranuan për shtesë mandati ndaj saj.
Tani, ndërkaq këtij koalicioni iu bashkëngjit PB, e cila për herë të parë paraqitet në skenën politike të Ulqinit edhe nuk dihet cili është trupi i saj votues në Ulqinin me mbi 85 për qind popullsi autoktone shqiptare. Shkrela thotë se si rezultat I bashkërenditjes në nivel shtetëror, PB edhe këtu është bërë pjesë e koalicionit PDS- UDSH. Njohësit e rrethanave politike në Ulqin, këtë kombinim e shohin “si rrënim të hartës politike,etnike dhe gjuhësore të këtij mjedisi, i inkurajuar nga Podgorica zyrtare”.  Karshi grupimit të këtyre tri partive politike qytetare-nacionale, gjendjet koalicioni tjetër rival, ai i katër partive qytetare-proserbe, së bashku me dy myslimane–boshnjake me seli në Bijello Pole.
Në një prononcim për KosovaLive, të shtunën, njeriu i parë i këtij bashkërendimi, Andria Cetkoviq, ka shpalosur shpresat e mëdha për të marrë pushtetin lokal në Ulqin të këtij koalicioni në mënyrë që “qytetarëve të tij t’u sigurojë një jetë më të mirë, pa marrë parasysh përkatësinë fetare dhe nacionale”.
Forca e Re Demokratike dhe Partia e Prosperitetit kahere kanë publikuar qëndrimin e tyre se shkojnë vetëm, ndërsa tri partitë tjera politike shqiptare, Lidhja Demokratike, Aleanca e re dhe Bashkimi Demokratik janë në krizë që të shlyhen nga skena politike lokale e Ulqinit, sepse sherri aktual më i madh mes tyre është lista eventuale e përbashkët dhe pozitat në të.

Koha Net

http://video1.top-channel.tv/18754796/flv/kronika/maLizi-f.flv

34