Koalicioni “Për Tuzin Evropian“ fitues në Malësi

May 24, 2010   | Rajoni / Region

Koalicioni Për Tuzin Evropian_shqiptaret-ne-mal-te-ziNë zgjedhjet lokale që u mbajtën dje (e diel) me 23 maj në Malësi , sipas rezultatit preliminarë, Koalicioni “Për Tuzin Evropian“ fitoi shumicën e  këshilltarëve në parlamentin e ardhshëm të komunës urbane të Tuzit.

11 vende fitoi Koalicioni “Për Tuzin Evropian“ (Partia Demokratike e Socialistëve e Milo Djukanovic, Unioni Demokratik i Shqiptarëve e Ferhat Dinoshës dhe Partia Boshnjake.
7 vende fitoi “Koalicioni për Malësinë“  (Iniciativa Qytetare – Vasel Sinishtaj, Lidhja Demokratike – Nikollë Camaj, Alternativa Shqiptare – Gjergj Camaj)
1  vend fitoi “Lista për Tuz“ Muhamed Gjokaj
1 vend fitoi “Mali i Zi i mirë – Malësia më e mirë“ Kolë Lulgjuraj
1 vend fitoi “SDP Zgjedhje e paster“ Musaja Pepic

Numri i votave

  • Koalicioni “Për Tuzin Evropian                                          –   2733 vota
  • “Koalicioni për Malësinë“                                                   –   1813 vota
  • “SDP Zgjedhje e paster“                                                    –   370  vota
  • “Mali i Zi i mirë – Malësia më e mirë“ Kolë Lulgjuraj    –    323  vota
  • “Lista për Tuz“ Muhamed Gjokaj                                      –    285  vota

Në qendrën e Malësisë, në Tuz ende vazhdon festa e simpatizuesve të koalicionit “Për Tuzin Evropian“ që nisi rreth një orë mbas mbylljes së qendrave të votimit, me muzikë malazeze dhe shumë flamuj malazez.
Dita e zgjedhjeve kaloi në një atmosferë të qetë, pa ndonjë incident.

MALESIA.ORG