Ulqini serish ne duart e shqiptareve dhe koalicionit “Për Ulqinin Evropian”

May 24, 2010   | Reportazh / Reportaža

zgjedjet lokale ne ulqinFiton Gjukanoviq ne koalicion me shqiptaret e boshnjaket
Sipas rezultateve paraprake koalicioni “Për Ulqinin Evropian” ka fituar zgjedhjet lokale në Ulqin. Në kete qytet kane garuar 9 lista, ku prej tyre 7 janë shqiptare.
Trupi votues aktual në mbarë territorin e Komunës së Ulqinit është 17.947 qytetarë me të drejtë vote. Edhe në këtë fushatë paraelektorale, beteja më e madhe e partive dhe e koalicioneve shqiptare dhe atyre qytetare, u zhvillua në Anën e Malit, e banuar kryesisht me popullatë autoktone shqiptare.
Kuvendi i Ulqinit apo sic njihet tek ne keshilli i komunes, ka 33 vende, edhe në historinë e tij pluraliste njëzetvjeçare, elektorati asnjë herë nuk qenë më i përçarë se sa ne keto zgjedhje.
Ne komunen e Tuzit zgjedhjet jane fituar nga koalicioni “Për Tuzin Evropian“ qe perbehet nga partia malazeze e Gjukanoviq dhe unioni demokratik i drejtuar nge Ferhat Dinosha si dhe partia bosnjake. ne zgjedhje nuk ka psur ndonje incident  si procesi votmit dhe ai i numerimit kane ecur normalisht. Ne zgjedhjet  e zhvilluara ne 21 komuna ne Mal te Zi partia e Milo Gjukunoviqit me koaliconet e saj me shqiptaret dhe boshnjaket ka fituar bindshem ne te gjitha komuna.


Top Channel
http://video1.top-channel.tv/18754796/flv/kronika/maLizi-f.flv

11