Ulqini merr pjes ne turneun e fudbollit te vogel “Tetova-2010”

May 25, 2010   | Sporti / Sport

ulqini turneun e fudbollit te vogel _Tetova-2010_Çdo gjë e gatshme për fillimin e turneut “Tetova-2010”
Hapja solemne e Turnut të tetë mbarëkombëtar të futbollit për fëmijë do të bëhet me datën 27 maj ( e enjte) me fillim në orën 09,30, ku pritet të marrin pjesë edhe kryetarë të komunave të Ulqinit dhe Bujanocit si dhe përfaqësues të komunave të Durrësit dhe Pejës. Turneu hapet me ndeshjen Tetova – Ulqini
Press konferenc e Këshillit organizativ të Edicionit të 8-të të turneut mbarëkombëtar

Në prag të Edicionit të tetë me radhë i Turneut mbarëkombëtar i futbollit për fëmijë “Tetova 2010”. Këshilli organizativ organizoi press për mjete e informimit për të njoftuar opinionin më të gjërë për qëllimet dhe rrjedhën e organizimit të këti manifestimi sportiv.

“Duke filluar nga viti 2003 për çdo vit tradicionalisht organizohet Turneu Mbarëkombëtar i futbollit për fëmijë, ku marrin pjesë ekipe nga qyteti Durrësit, Tetovës, Pejës, Ulqinit dhe Tërnoci nga Lugina e Preshevës.

Ideja për organizimin e një manifestimi të madh sportiv siç është Turneu Mbarëkombëtar i Futbollit për fëmijë, është rrjedhojë pas eksodit të shqiptarëve të Kosovës dhe ka karakter të afrimit dhe njohjes në mes veti të fëmijëve të të gjitha trojeve shqiptare si bashkëpunimin e të rriturve (pedagogëve sportiv),udhëheqësve të komunave (kryetarëve) dhe punëtorëve sportiv nga këto hapësira” theksoi zëdhënsi i manifestimit “Tetova 2010” Shaban Sinani.

Ai theksoi se deri më tani këto manifestime me qëllime gjithëko,mbetare janë organizuar në Durrës 2003, Tetovë 2004, Ulqin 2005, Pejë 2006, dhe Tërnoc në 2007. Gjatë vitit të kaluar pra me 2008 filloi rrethi dytë që u mbajë në Durrës në 2008, Pejë në 2009, “ndërsa sipas radhës organizator turneut të VIII (tetë) është Tetova me moton Turneu Mbarëkombëtar i futbollit për fëmijë “Tetova 2010” që sipas traditës do të organizohet në javën e fundit të Maj-it, pra nga 26 – 30 05.2010” tha ai.

Edicioni i tetë me radhë i Turneu Mbarëkombëtar i futbollit për fëmijë “Tetova 2010” kësaj radhe mbahet në patronatin e kryetarit të k. Me këtë rast përgjegjësi për veprimtari publike në kuadër të komunës së Tetovës Iljas Halimi, theksoi se ky prohjekt është përfshirë në agjenddën e veprimtarive për vitin 2010 dhe e njëjta është përkrahur nga Këshilli i komunës së Tetovës omunës së Tetovës z. Prof.Dr. Sadi Bexheti
Aritja e ekipeve pjesëmarrëse është para për pas ditën e 26 majit (e mërkurë), ndërsa largimi i ekipeve parashihet të bëhet me 30 maj, (e diel) në orën 9,30.

Reprezentacioni i grup-moshave nga Tetova deri më tani është përkrahur nga komuna e Tetovës , dhe një traditë e tillë vazhdon edhe kësaj radhe, Edicioni i tetë Turneu Mbarëkombëtar i futbollit për fëmijë “Tetova 2010” mbahet nën patronazhin e kryetari të komunës së Tetovës Prof.dr. Sadi Bexheti pra në Maj të 2010, qyteti ynë është nikoqire i Edicionit të VIII me radhë.

“Të gjithë fëmijët do të akumudohen tek moshatarët e vetë nxënës të shkollave fillore dhe atë sa vijon: Fëmijët e Ulqinit do të akomodohen te nxënësit sh.f. Liria, fëmijët e Durrësit te nxënësit e sh.f. “Kirili e Metodi”, fëmijët e Pejës te nxënësit e sh.f. “Istikball” dhe fëmijët e Tërnocit te nxënësit e sh.f. “Naim Frashri”.

Përcjellësit dhe përfaqësuesit e komunave do të akumudohen te hotel “Liraku” në Tetovë. Gjithashtu dua të theksoi se neve me kohë kemi përpiluar projektin që ky manifestim sportiv të kalon në një organizim të nivelit të lartë duke pasur para sysh karakterin dhe qëllimin e saj” theksoi përgjegjësi i Sektorit për veprimtari Ppublike në komunën e Tetovës z. Iljas Halimi.
ulqini turneun e fudbollit te vogel _Tetova-2010
Këshilli organizativ duke u bazuar në traditën e deri tanishme me kohë ka filluar punës për TURNEUN MBARKOMBËTAR I FUTBOLLIT PËR FËMIJË EDICIONI I VIII “TETOVA 2010” me të vetmin qëllim që organizimi të jetë ashtu si u ka hije tetovarëve.

“Në Turneun Mbarkombëtar të futbollit për fëmijë edicioni i VIII
“Tetova 2010”, çdo ekip pjesëmarrëse do të numëron 24 anëtar, nga të cilët 6 persona përcjellës dhe 18 futbollist. “Pra, sipas përvojës së deri tanishme fëmijët (futbollistët) do të akomodohen tek moshatarët e tyre nxënës të shkollave fillore në qytetin e Tetovës, ndërsa përcjellësit do të akomodohen në hotel.

Për në fund ftojmë të gjithë qytetarët e Tetovës që të jenë pjesë e këtij manifestimi gjithëkombëtar” tha kryetari i Këshilli organizativ Muzafer Livoreka i cili njëherit është edhe koordinator për qytetin e Tetovës .

Turniri do të vijon sipas këtij orari

Më 27 Maj -2010 (e enjte)
Në orën 9.30 është hapja solemne te stadiumi i qytetit
Turneu do të fillon në orën 11,00 me ndeshjen: Tetova – Ulqini në stadiumin e qytetit
Pas ditë me fillim në orën 16,00 në stadiumin e Reçicës takohen Peja – Tërnoci
Durrësi është i lirë
Më 28 Maj-2010 (e premte),
Para dite:
Tetova – Peja në orën 10,00 stadiumi i qytetit
Ulqini – Durrësi në orën 10,00 stadiumi i Reçicës, Tërnoci është i lirë
Pas dite :
Tetova – Durrësi në orën 16,00 në Reçicë
Ulqini – Tërnoci në orën 16,00 në Tetovë
Peja është e lirë
Me, 29 Maj 2010 ( e shtunë ) – Para dite :
Tetova – Tërnoc në orën 10,00 stadiumi i Reçicës
Peja – Durrësi në orën 10,00 stadiumi i qytetit
Ulqini është i lirë
Pas ditë:
Ulqini – Peja në orën 15,00 stadiumi i Reçicës
Tërnoci – Durrësi në orën 15,00 stadiumi i qytetit
Tetova është e lirë

Shaban Sinani
Yllpress