Lamtumirë Tetova 2010, mirë pafshim në Ulqini 2011

May 31, 2010   | Sporti / Sport

Futbollit per femije _Tetova-2010_ulqiniKonstatim i përgjithshëm i edicionit të 8-të i Turneut mbarëkombëtar të futbollit për fëmijë “Tetova-2010” ishte se organizimi ka qenë i përkryer në të gjitha nivelet. Seleksioni i Pejës doli fituese, ndërsa Futbollisti më mirë i turneut u shpall Anxhelo Rudoviq i Ulqinit, golashënues më mirë Erblind Mulaj nga Peja dhe portieri më i suksesshëm Kushtrim Xheladini. Falënderime për komunën e Tetovës dhe të gjitha shkollat që akomoduan fëmijë
Përfundoi edicioni 8-të i Turneut mbarëkombëtar të futbollit për fëmijë “Tetova-2010”
Me mbylljen solemne ku u shpallën më të mirët, të shtunë në mbrëmje edhe zyrtarisht ka përfunduar edicioni -8-të turneu mbarëkombëtar i futbollit për fëmijë “Tetova 2010”. “Dëshiroj të falënderoj të gjithë ekipet pjesëmarrëse të cilët me dinjitet ditën të vlerësojnë qëllimin e këtij manifestimi. Me këtë rast edhe njëherë dua të falënderojë familjarët e të cilët për katër net kanë akomoduar fëmijët nga qytetet e Durrësit, Pejës, Ulqinit dhe Tërnocit. Ekipi fitues i dëshiroj suksese edhe në të ardhmen. Fliminiderit të gjithëve” tha në fjalën e vetë përmbyllëse kryetari i Këshillit organizativ Muzafer Livoreka i cili gjithashtu ka falënderuar kryetarin e Komunës Prof.Dr. Sadi buxhetin për mbështetjen e pa rezervë.
Fitues i i këtij edicioni doli seleksioni i Pejës që drejtohej nga koordinatori Aver Husaj, vendi i dytë i takoi nikoqirit Tetovës, ndërsa vendi i tretë ekipit nga Ulqini, Tërnoci mbeti i katërti , ndërsa Durrësi me vetëm një pikë ishte e fundit. Futbollisti më mirë i turneut u shpall Anxhelo Rudoviq i Ulqinit, golashënues më mirë Erblind Mulaj nga Peja dhe portieri më i suksesshëm Kushtrim Xheladini.
Për tre ekipet më të mira organizatori ndau Kupa dhe plakata, ndërsa me dhurata u shpërblyen edhe lojtari , golashënuesi dhe portieri më mirë. Me këtë rast të pranishmit në salle madhe të hotelit “Lirak” i ka zbavitur Teatri për fëmijë “Pinokio” me çfaqjen “Tre shokët” me aktorët Muzafer Etemi, Arsim Fazlii dhe Muhamet Ajdari
Në fund të aktit të mbylljes para të pranishmëve u paraqit koordinatori qytetit të Ulqinit Hasim Hoxha i cili u drejtua më këto fjalë “Lamtumirë Tetova 2010 mirë u pafshim në Ulqini 2011” ,
Organizatori me rastin e përfundimit të këtij manifestimi gjithë kombëtar kishte organizuar një darkë solemne ku të pranishëm ishin të gjithë përcjellësit e nga qytetet pjesëmarrëse , përfaqësisë nga komuna e Tetovës si nikoqire e Turneut, drejtor të shkollave fillore dhe atyre të mesme të cilat kanë përkrahur këtë manifestim në mënyra të ndryshme, ata të cilët kanë dhënë mundin e vetë që gjatë viteve të përkrahet ky turne, mjetet e informimit pa të cilët ky manifestim nuk do të kishte kuptim, si dhe foto studiot të cilët gjatë tërë kohës ishin në krye të detyrës. Të gjithë të pranishmit në emër të kryetari të komunës së Tetovës i përshëndeti përgjegjësi i sektorit për veprimtari publike z. Iljas Halimi i cili pos tjerash tha: “Kam bindjen se të gjithë keni dhen kontributin tuaj për p të përkrahur këtë eveniment me karakter gjithëkombëtar që me të madhe ka afirmuar qytetin tonë. Uroj ekipin që arriti të fiton kupën por edhe të gjithë të tjerët të cilët dëshmuan se sporti është ajo që na afron dhe na bashkon. Uroj që ky manifestim të vazhdon ashtu si deri me tani. Ju falënderojë”.
Për të gjithë ata të cilët kanë kontribuar për mirëvajtjen dhe afirmimin e këtij manifestimi u ndanë mirënjohje nga ana e Këshillit organizativ . Mirënjohjet i ndanë përgjegjësi i sektorit për veprimtari publike z. Iljas Halimi dhe kryetari i këshillit organizativ Muzafer Livoreka.
Organizatori ka ndarë dhurata speciale për të gjithë koordinatorët e ekipeve pjesëmarrëse , ndërsa edhe përfaqësuesit e qyteteve pjesëmarrës e ndan dhurata modeste.
Pas përfundimit të këtij të turneut të gjitha ekipet pjesëmarrës e të kënaqur janë kthyer në vendet e tyre.
Koordinatorët e ekipeve pjesëmarrëse kanë vlerësuar pozitivisht edicionin e tetë të turneut mbarëkombëtar të futbollit për fëmijë “Tetova 2010”.
Aver Husaj-koordinator i Pejës: “Ishte një organizimi i përkryer për çka publikisht falënderojë Tetovën. Por me këtë rast dëshiroj të falënderoj nxënësit e shkolis fillore “Istikball” të cilët në nivelin më të lartë kanë pritur dhe shoqëruar për katër ditë fëmijët e Pejës. Ju falënderoj jeni të shkëlqyer”
Hasim Hoxha, koordinator për Ulqinin:” Më sinqerisht them se jam shumë i emocionuar nga organizimi i nivelit të lartë. Ju them të drejtën që të mos pritni një organizim të tillë në Ulqin. Falënderim Tetovës”.
Nexhat Aliu, koordinator për Tërnocin:’ Ky manifestim edhe njëherë ka dëshmuar se bënë afrimin shpirtëror të të gjithë fëmijëve nga të të gjitha trojet shqiptare. Tetova në këtë drejtim ka dëshmuar se është organizator i përkryer. Ju falënderit për të gjithë”
Kujtim Vllamasi koordinator për qytetin e Durrësit: “E rëndësishmja është q ky manifestim edhe njëherë dëshmoi vlerat veta . Me sinqeritetin më të madh ju falënderoj për organizimin e përkryer. Dhashë zoti që ky manifestim të vazhdon traditën”.
Patjetër duhet thënë se kontribut të veçantë për organizimin e këtij turneun kanë dhënë Aktivi i referve në kuadër LFK- Tetovë, klubi i futbollit Renova, klubi i futbollit Shkëndija, klubi i futbollit Reçica si organizator teknik dhe në veçanti nënkryetari FFM-së Qenan Idrizi
Rezultatet e Turneut të 8-të
Tabela e kampionatit

tabela_e_kampionatit_1

Më 27 Maj -2010 (e enjte)
Tetova – Ulqini 4-1
Peja – Tërnoci 3-0

Më 28 Maj-2010 (e premte),
Tetova – Peja 1-0
Ulqini – Durrësi 4-3
Pas dite :
Tetova – Durrësi 1-1
Ulqini – Tërnoci 1-0
Me, 29 Maj 2010 ( e shtunë )
Tetova – Tërnoc 2-4
Peja – Durrësi 2-1
Ulqini – Peja 1-3
Tërnoci – Durrësi 3-0

Yllpress

6