Gëzim Hajdinaga priti Ambasadoren e Ukrainës Oksana Slusarenko

June 3, 2010   | Lajmet / Vijesti

Gezim Hajdinaga_Ambassador of Ukraine Mrs. Oksana SlusarenkoKryetari i Komunës së Ulqinit z.Gëzim Hajdinaga priti sot në një takim pune Ambasadoren e Ukrainës të akredituar në Podgoricë z.nj Oksana Slusarenko dhe drejtorin e televizionit Zakarpatia z. Evgen Shishkov të Uzhgorodit me të cilin qyteti ynë ka nënshruar vitin e kaluar protokolmarreveshje bashkepunimi.
Në takim u fol për bashkëpunim në fusha të ndryshme me theks të veçantë në fushën e turizmit ku sipas të gjitha gjasave këtë sezonë pritet një numër në rritje i mysafirëve nga Ukraina.
U ra dakord që gjatë tërë kohës në këtë televizion të fuqishëm të transmetohen imazhe nga qyteti dhe objekte me vlerë të tij.
Delegacioni nga Ukraina më pas vizitoi hapësirat e Radio Televizionit të Ulqinit ku u pritën nga drejtori z. Esat Mehmeti.
Pasi u njoftuan me punët që janë bërë për hapjen e televizionit të Ulqinit, palët ranë dakord që në një të ardhme të afërt të nënshkruhet edhe protokolmarrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve informative.

Municipality of Ulcinj / Ulqin
Arsllan Hajdinaga