Në Ulqin do të mbahet panairi ’’Ditët e biznesit kosovar’’
Në fund të muajit qershor në Ulqin do të mbahet panairi ’’Ditët e biznesit kosovar’’.
Kështu u ra dakord në takimin që kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit z. Agim Shahini me bashkëpunëtorë patën sot me kryetarin e komunës z. Gëzim Hajdinaga.
Në fakt jetësohet ideja e hedhur nga kryetari i Ulqini z.Hajdinaga dhe ministri i ekonomisë z.Ahmet Shala në takimin që u realizua në muajin mars të këtij viti.
Në panairin e fundqershorit, i cili mendohet që te jete tradicional, do të ekspozojnë mbi 20 prodhues dhe ekportues të fuqishëm kosovarë.
Në kuadër të panairit është paraparë që të organizohet edhe një tryezë e rrumbullakët me afaristë dhe biznesmenë nga Ulqini dhe vise të tjera të Malit të Zi.
Krahas prodhuesve kosovarë gjatë ditëve të panairit në qytetin tonë do të jenë dhe ekipe të shumta të gazetarëve nga Kosova.
Në takimin e sotëm palët u dakorduan që gjatë qëndrimit të delegacionit tonë në Kosovë ku do të bëhet prezantimi i ofertës turistike të nënshkruhet dhe një protokolmarreveshje bashkëpunimi me Aleancën Kosovare të Biznesit.
Panairi që do të mbahet në Ulqin do të vazhdojë shtegtimin e tij edhe në Tuz, ndërkohë që në të ardhmen mendohet qe ai të hapet edhe në qytete të tjera të Malit të Zi.
Municipality of Ulcinj / Ulqin
Arsllan Hajdinaga





