Gëzim Hajdinaga priti ministrin në qeverinë e Maqedonisë z.Musa Xhaferi

June 4, 2010   | Lajmet / Vijesti

Gezim Hajdinaga_Musa Xhaferi_ulqinKryetari i Komunës së Ulqinit z.Gëzim Hajdinaga priti mbrëmë ministrin e pushtetit vendorë në Qeverinë e Maqedonisë z.Musa Xhaferi
Në takim u trajtuan një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me pushtetin vendorë por u fol dhe për fusha të bashkëpunimit të ndërsjelltë ndërmjet Ulqinit dhe qyteteve të ndryshme të Maqedonisë.
Ministri Xhaferi përshëndeti aktivitete që janë bërë drejtë finalizimit të protokolmarreveshjes ndërmjet Ulqinit dhe qytetit të Strugës, ndërkohë që  shprehu gatishmëri për mbështetje të gjithëanshme të delegacionit tonë në prezantimin e ofertës turistike të sezonit 2010. Ai po ashtu tha që edhe këtë sezonë mysafirët nga Maqedonia do të jenë në numër të madh në bregdetin tone.
Kryetari Hajdinaga dhe ministri  Xhaferi u pajtuan që në një të ardhme të shpejtë të formohet Forumi i Kryetarëve të Komunave të vendeve të rajonit ku në takimet e rëndomta do të diskutoheshin dhe do të trajtoheshin tema  me interes të përbashkët.

Municipality of Ulcinj / Ulqin
Arsllan Hajdinaga