Dafina kërkon falje për lapsuset

June 5, 2010   | Lajmet / Vijesti

Dafina Zeqiri.3Këngëtarja Dafina Zeqiri është ende nën ethet e emocioneve të ngadhënjimit në “Videofesti Muzikor 2010”.
E nominuar në tetë kategori, videoklipi “Amazing Girl” arriti të fitoj katër prej tyre duke përfshirë edhe çmimin kryesor “Bes of all”. Menjëherë pas festivalit të videoklipeve i organizuar të hënën që shkoi në “Teatrin Kombëtar” në Prishtinë, Dafina është shprehur se nuk e ka pritur që nga kjo natë të dal me katër çmime të fituara.  “Unë kam shpresuar se do të marr ndonjë çmim, por jo të fitoj të gjitha këto, madje edhe atë për videoklipin më të mirë.”, ka thënë ajo duke treguar se tash është shumë e lumtur, por ende ka emocione. “Jam shumë e lumtur dhe ende po kam emocione. Nuk e di se si ta përshkruaj këtë natë, por është një sukses i madh dhe falënderoj jurinë që votuan për videoklipin e këngës sime”, ka thënë Dafina pa harruar të falënderon kompozitorin e këngës Enis Preshevën dhe produksionin “Entermedia” për realizimin e videoklipit.  “Po mos të ishte Enis Presheva që të ma realizoj një këngë kaq të mirë dhe “Entermedia” një videoklip të bukur, nuk do të kisha as unë sukses, prandaj ky rezultat i imi është edhe sukses për gjithë bashkëpunëtorët e mi”, ka bërë të ditur Dafina.

Dafina kërkon falje për lapsuset

Këngëtarja Zeqiri ka kërkuar falje për disa lapsuse që kë bërë gjatë natës së Videofestit. Në kohën e marrjes së një çmimi, ajo në skenë përdori fjalën “Oh shit”, ndërsa gjatë dhurimit të çmimit kryesor nga kryetari i komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, Daffy në shenjë falënderimi iu drejtua me fjalët: “Isë, je amazing boy”! Mirëpo Zeqiri ka thënë se këto shprehje të pa kontrolluara, ishin si pasojë e emocioneve.
“Kur jam e emocionuar atëherë më ikin edhe fjalët”, ka pohuar ajo duke i kërkuar falje të veçantë kryetarit të Prishtinës. “Më vjen shumë keq për kryetarin e Prishtinës, zotëri Isa Mustafën. Unë e vlerësoj si një ri dhe si politikan, por kam qenë shumë e emocionuar dhe nga gëzimi për çmimin dhe respekti që e kam për Kryetarin, jam shpreh në atë mënyrë. Shpresoj të më mirëkupton”, ka potencuar ajo.
Së shpejti më videoklip të ri
Ndërsa në vazhdim, Dafina ka bërë të ditur se shumë shpejt ajo do të vjen me një videoklip të ri të një këngë në gjuhën angleze. “Shumë shpejt do të transmetohet ky videoklip dhe besoj se do të pëlqehet edhe nga publiku”. Dafina Zeqiri shpreson se më këtë këngë dhe videoklip asaj t’i hapen shtigje të reja në tregun ndërkombëtarë ku është edhe synimi i saj muzikore.

YouTube Preview Image