Zajmina Vasjari: Ju rrëfej problemin tim…

June 7, 2010   | Lajmet / Vijesti

Zajmina VasjariDeri tani jo.Nëse ju kanë thënë se bukuria dhe zgjuarsia nuk qëndrojnë dot të shkrira tek një person i vetëm, ju kanë gënjyer. Ajo ka përfunduar me mesatare 9.9 gjimnazin “Petro Nini Luarasi”, ka ndjekur një shkollë për dizajn dhe tani i është përkushtuar tërësisht pasionit të saj të hershëm, arkitekturës. Aktualisht është në një periudhë sezoni, por rezultatet paraardhëse kanë qenë shokuese, të paimagjinueshme. Asnjëri nuk e mendon dot vajzën e bukur, seksi dhe të suksesshme në muzikë, si një nxënëse të 10-ës…E tillë është këngëtarja Zajmina Vasjari, e cila ka befasuar sërish gjithë publikun shqiptar me klipin e ri, këngën dhe look-un tashmë të ndryshuar.
Nën tingujt e Elgit Dodës dhe vargjet e Big Bastës, Zaji solli këtë herë këngën që do të përbëjë pa diskutim një nga hitet e kësaj vere, “Problemin”… Pas një mungese të gjatë në mediat rozë, Zajmina rrëfen sot përmes kësaj interviste problemin e saj të vërtetë… Ndonëse për disa mund të tingëllojë çuditshëm, problemin Zaji e ka pikërisht me gazetarët, me ata që shpifin pa kriter historira dhe ngjarje në lidhje me të. Ndonëse jo në dijeninë e saj, shumë gazetarë kanë përfituar nga sinqeriteti dhe çiltërsia e këngëtares. “Nuk dua të shpifin më për mua, jam lodhur tani”, – tregon bukuroshja Vasjari. Por çfarë na rrëfen tjetër ajo, zbulojeni në vijim të intervistës…
Së pari komplimente për klipin, si lindi ideja për të?

Është një ndërthurje e ideve të mia dhe të stafit të ‘Max Production’. U deshën 2 muaj për t’u përgatitur për këtë klip dhe sinqerisht që nuk më besohet ende që çdo gjë ka mbaruar tani.

Me kë bashkëpunove për realizimin e këtij klipi?

Sigurisht që me ‘Max Production’, që është edhe producenti im që nga dhjetori. I falenderoj nga zemra sepse kanë qenë një mbështetje maksimale për mua.

Po autori i këngës?

Kënga është një krijim i Elgit Dodës, i cili po merret me të gjitha materialet e albumit tim të ri, me të cilat jam dashuruar krejtësisht dhe besoj që edhe publiku do t’i presë njësoj si unë.

Cila është fabula e këngës?

Kënga flet për një dashuri që ka përfunduar tashmë për mua, ndërkohë djali vazhdon të më vijë nga pas, prandaj dhe kjo ndjekje e tij trajtohet si problem në këngë. Ai e ka problem që unë nuk e dua më…

Pse ky titull?

Mendoj që është një titull që të ngacmon, megjithëse nuk jam unë autorja e tekstit, por Big Basta.

A ka realisht Zajmina ndonjë problem?

Jo, nuk kam asnjë problem serioz, mërzitem ndonjëherë nga gazetarët që shpifin pa kriter histori për mua.

Eraldo Rexho

YouTube Preview Image