Përfaqësim i mirë i KK “Ulqini” në Kosovë

June 8, 2010   | Sporti / Sport

Karate Klub Ulqini ne Kosove.2_picnikKlubi i karatesë “Ulqini” me ekipin e seniorëve dy uikendet e kaluara mori pjesë në dy turne përkujtimorë të karatesë me rëndësi shumë të madhe në Kosovë. Turneu i V përkujtimor i karatesë “Zahir Pajaziti” u mbajt më 29 maj 2010 në Orllan të Kosovës, ndërsa Turneu i X përkujtimor “Xhevat Makolli” u mbajt më 6 qershor në Prishtinë. Në këto dy gara morën pjesë karateist të njohur nga Shqipëria, Maqedonia, Lugina e Preshevës, Tutini, Kosova dhe ne nga Ulqini.
Në Turneun V përkujtimor të karatesë “Zahir Pajaziti” në Orllan të Kosovës, Klubi i karatesë “Ulqini” u paraqit me një garues, Kreshnik Tahirin, ndërsa në Turneun e X përkujtimor të karatesë “Xhevat Makolli”, Klubi i karatesë “Ulqini” mori pjesë me tetë garues: Kreshnik Tahiri, Viktor Curoviq, Liridon Elezi, Dardan Ceka, Petar Barlloviq, Xhenis Rexhepi, Allmir Hajdari dhe Sandro Pecoviq
Garuesit e KK “Ulqini” për këto dy gara arritën të kurorëzohen me 9 medalje dhe një kupë, prej tyre 1 e artë, 2 të argjendta dhe 6 të bronzta në luftëra individuale për seniorë. Medaljen e artë e fitoi Kreshnik Tahiri në turneun “Zahir Pajaziti”, ndërsa në turneun “Xhevat Makolli” Dardan Ceka dhe Petar Barlloviqi fituan medaljen e argjendtë kurse medaljet e bronzta Kreshnik Tahiri, Viktor Curoviq, Liridon Elezi, Xhenis Rexhepi Allmir Hajdari dhe Sandro Pecoviq.
Federata e karatesë të Kosëvës përgatiti një fletëfalenderim të veçantë për Klubin e karatesë “Ulqini” në shenjë falënderimi për bashkëpunimin e frytshëm shumëvjeçar.
Kryesia e KK “Ulqini” falënderon organizatorët e garës, Kryetarin e Federatës së Karatesë së Kosovës Nezir Ramen dhe në veçanti falenderojnë sekretarin e kësaj Federatë Safet Ramadanin për angazhimin, organizimin dhe mikpritjen që na e bëri në të dy garat.
Udhëheqësia e KK “Ulqini” po ashtu falënderon sponsorët që mundësuan pjesëmarrjen e klubit në këto dy turne: Lëvizjen Qytetare ”Perspektiva” dhe zotëri Amir Hollaj, restorantin “Rozafa” si dhe burektoren “Pelivan”.
Karate Klub Ulqini