DOO “Real Estate & Co” i dhuron komunales së Ulqinit kamion mbeturinash

June 10, 2010   | Shtypi / Mediji

gani-rasulbeguKompania DOO “Real Estate & Co” i dhuron ndërmarjes së NKP “Ulqini” një kamion për të mbledhur mbeturinat,ku Gani Resulbegu,ne emrin e kompanis së vet“Real Estate & Co”Ulqin ja dorëzoj drejtorit të kësaj ndërmarrjeje të NKP “Ulqini”,Kapllan Muçaj.
Për të zmadhuar parkun e Kamionave të komunales së Ulqinit,dhe që qyteti i ulqinit të jetë ma i paster.

Pak për mbeturinat e Ulqinit

Për vlerat e larta të bregdetit në Ulqin, në vitet e fundit ka pasur një fluks të madh vizitorësh që frekuentojnë këtë plazh të bukur të Ulqinit. Nga të dhëna të përafërta plazhi i madh”në Ulqin frekuentohet nga mesatarisht 25.000 pushues ditor, nga të cilët 12.000-16.000 janë rezidentë në Ulqin. Kapaciteti maksimal akomodues për pushues rezidentë nga hotelet dhe turizmi familjar është rreth 25.000 pushues. Në ditët pik numri i pushuesve ditor së bashku me ata rezidentë e kalon shifrën e 70.000 pushuesve. Ky fluks i madh pushuesish, sjell me vete një konsum shumë të madh produktesh e si rrjedhojë edhe një volum shumë të madh mbetjesh urbane.

Nëse llogariten mbetjet urbane sipas mesatares së frekuentuesve të plazhit të Madhë në Ulqin, del se për 25.000 pushues të prodhojnë mesatarisht 1kg mbetje për pushues, totali i mbetjeve shkon në 25 ton mbetje në ditë.
kapllan-mucaPër gjithë sezonin me 90 ditë sasia e prodhuar është rreth 2.250 ton mbetje urbane për sezon, pa llogaritur depozitimet e lokaleve që veprojnë në këtë zonë dhe banorët e zonës. Mbetjet urbane nga banorët e përhershëm të zonës llogaritet me 0.7kg/ditë X 8300 banor = 5,81 ton/ditë x 365 ditë = 2120, 65 ton/vit.Pra gjithsej mund të llogaritet që komuna grumbullon dhe transporton rreth 4370 ton mbetje në vit.Problem është mungesa e planeve të përgjithshme të shpërndarjes së pikave të grumbullimit të mbetjeve, mungesa e kazanëve dhe koshave si dhe e mjeteve të transportit në Shtoj të Ulqinit ku ende njerzit që janë rezidentë në Ulqin gjat kohës së verës nuk i paguajn ndërmarjes NKP “Ulqini” asnjë shumë simbolike sepse nuk jan të përfshir në planin urbanistik të vendit, kurse puna e tyre vazhdon që të kryhet simbas kapacitetit që ka ndërmarja NKP “Ulqini”.Prandaj mbete që Komuna e Ulqinit të gjejë një formul magjike që krejt rezidencat që i përfshin komuna e Ulqinit të paguajn shumën e parave çka i takon ta paguajn.

Lajme nga Ulqini