Rënie të turistëve në Mal të Zi

June 14, 2010   | Lajmet / Vijesti

Ulqin, 14 qershor – Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Turizmit të Malit të Zi, rënia e tanishme krahasuar me vitin e kaluar ka arritur në 13 %.
Megjithëse hotelet dhe restorantet thonë se numri i shtrateve për turistët është dyfishuar, politikanët malazezë nuk janë të shqetësuar me fillimin e keq të sezonit turistik.
Qeveria malazeze pret se ky vend do të vizitohet gjatë këtij viti nga 1.1 milionë turistë, dhe se të ardhurat totale do të arrijnë në 620 milionë euro.
Megjithatë, gjendja në terren, rezervimet dhe sinjalet e deritanishme tregojnë se ky sezon për hotelet e restorantet malazeze ndoshta do të jetë i më i vështiri në 20 vjetët e fundit.
“Turistët praktikisht janë mërzitur me propagandën e keqe dhe punët ndërtimore në mes të sezonit”, deklaroi Vukashin Çulafiç, drejtori i një agjencie turistike.
KOHA NET
YouTube Preview Image

4