Fejohet Princi Leka dhe Elia Zaharia
Princi shqiptar Leka i II-të dhe Elia Zaharia pritet të vijojnë rrugëtimin e përbashkët drejt ëndrrës së tyre, me zyrtarizimin e fejesës sot në Hotel “Lutetia” në Paris (Francë). Në sallonin \”Pomepein\”, më moderni i këtij hoteli, që ndodhet shumë pranë Katedrales së famshme “Notre Dame” dhe Muzeut “Orsay”, çifti i ri do të marrë bekimin e më se 100 personaliteteve nga mbarë bota, të cilët kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë ceremoni solemne. Në datën 12 Qershor, Shërbimi për shtyp i Princit Leka në njoftim për shtypin njoftoi se “Kurora Mbretërore e Shqipërisë ka kënaqësinë të shpallë fejesën e HRH Princi Leka II i shqiptarëve me zonjushën Elia Zaharia. Me rastin e kësaj do të ketë një koktej, që do të mbahet në Hotel Lutetia (45, bulevardit Raspail 75006 Paris). Evenimenti festiv do të mbahet në 16 Qershor 2010, nga ora 18:00-08:00). Shtypi është i ftuar për të xhiruar foto dhe marë ndonjë intervistë” Mediat shqiptare më shumë se njëherë e kanë përfolur historinë e dashurisë së princit vajzën brune shqiptare, Elia Zaharia, e bija e aktores së mirënjohur shqiptare Yllka Mujo.
(d.b/BalkanWeb)








