Nora dhe Tuna, poza dhe fantazi

June 21, 2010   | Lajmet / Vijesti

Nora dhe Tuna.2Dihet tashmë prej vitesh që ato janë mikesha shumë të ngushta. Madje, madje, thuhet se prej kohësh po bëhet pothuajse e pamundur që të mos i shikosh bashkë në mbrëmjet a festat miqësore. Dy këngëtaret bukuroshe të skenës shqiptare, Tuna Sejdiu dhe Nora Istrefi ruajnë prej vitesh të konsoliduar miqësinë e tyre. Dinim që ndanin shumë gjëra me njëra-tjetrën, përfshirë këtu sekretet e jetës private dhe profesionale, por së fundmi na kanë treguar se edhe “akulloren” e ndajnë së bashku. Fotoja që ju sjellim sot në “Bluetooth”, i paraqet këngëtaret e suksesshme në një tjetër prizëm. Interesante, çapkëne, si dy mikesha të vogla, të kombinuara mjaft mirë me njëra-tjetrën, ato na shfaqen duke “ngrënë” reklamën e një dyqani akulloresh…

Bluetooth

YouTube Preview Image

2