Fillim i dobët i sezonit në Ulqin

June 24, 2010   | Ekonomia / Ekonomija

Perfaqsuesit ekonomik te ulqinitPërfaqësuesit e turizmit në Ulqin diskutuan të martën mbi fillimin e sezonit turistik në ulqin
Ulqin – Ulqini e ka pritur i papergatitur sezonin e sivjetshem turistik dhe problemet me te cilat eshte ballafaquar viteve te kaluara jane perseritur edhe ne fillim te ketij sezoni, kane vleresuar perfaqesuesit e turizmit ne Ulqin, ne takimin e organizuar te marten nga Ulqin Biznes Asociacioni me teme “Analiza e sezonit turistik 2010”. Ne takim jane prezantuar te dhenat statistikore krahasuese mbi numrin e buajtjeve te turisteve te cilat tregojne se ne Ulqin aktualisht ka rreth 30 per qind me pak turiste se ne te njejten periudhe te vitit te kaluar. Afaristet turistike kane vleresuar se rezultatet financiare deri tani jane me te dobeta krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar. Ata kane kerkuar nderprerjen urgjente te punimeve ndertimore qe po vazhdojne ne komunen e Ulqinit. Pervec menaxhimit te plazheve te Ulqinit qe perfaqesojne nje shembull te mire jo vetem per Malin e Zi, por edhe me gjere, sipas perfaqesuesve te turizmit, oferta turistike e Ulqinit eshte cilesuar ne nivel jo te duhur. Ata kane shprehur keqardhje per paralajmerimin e drejtuesve te hotelit “Otrant”, se ky hotel, i vetmi me kater yje ne komunen e Ulqinit, nuk do te punoje gjate sezonit te sivjetshem veror. Afaristet kane theksuar edhe problemin e kalimit te kufirit ne piken kufitare Sukubine – Muriqan dhe kane kerkuar nga organet kompetente marrjen e masave per pershpejtimin e procedures se kalimit te kufirit. Shumica e pjesemarresve ne takim kane kritikuar marketingun turistik te realizuar nga pushteti lokal dhe e kane cilesuar te gabuar promovimin e ofertes turistike te Ulqinit ne panairet e ndryshme evropiane, duke lene pa e prezantuar ate ne vendet kryesore emetuese te rajonit, si Kosove dhe Bosnje e Hercegovine, te cilet sipas te dhenave perbejne rreth 95 per qind te turisteve ne Ulqin. Per kete arsye ata kane kerkuar qe ne nje periudhe sa me te shkurter te organizohet promovimi i ofertes turistike te Ulqinit ne vendet e rajonit. Disa afariste te cilet ne vendet e lartpermendura kane organizuar prezantime ne menyre individuale kane verejtur se ekziston interesim i madh per Ulqinin, por kane konstatuar se ai eshte shume dobet i prezantuar ne krahasim me konkurrentet e tij. Problem sipas afaristeve turistike perben edhe regjistrimi i turisteve, papastertia, mungesa e hapesirave per parkim, edukimi i popullsise lokale per shfrytezimin sa me racional te automobilave dhe parkimit ne hapesirat publike gjate sezonit turistik, si dhe menjanimi i qenve, maceve dhe kafsheve te ndryshme nga rruget. Pervec perfaqesuesve turistike te Ulqinit ne takim moren pjese edhe sekretari per Ekonomi i Komunes se Ulqinit, Vaso Radoviq, dhe shefi i Policise se Ulqinit, Rudolf Elezoviq. Organizatoret e takimit kane shprehur keqardhje per mospjesemarrjen ne takim te perfaqesuesve te tjere te Komunes se Ulqinit dhe Organizates Turistike te Ulqinit.


I,K.
Koha Javore
YouTube Preview Image