Vandal në varrin e kapedanit ulqinak Ahmet Gjylit,në oborrin e Xhamisë së Bregut,
Policia e Ulqinit është në kërkim të një ose më shumë personave që në mëngjesin e së martes kanë dëmtuar dy varre në oborrin e Xhamisë së Bregut në qendër të qytetit, ku njëri i përkiste kapedanit ulqinak Ahmet Gjyli, i cili edhe e ka ndërtuar këtë xhami para 230 viteve.
Në orët e thella të natës mes 28 e 29 qerrshorit ndodhi edhe një vepër sulmi ndaj historisë dhe traditës së Ulqinit!
Jo rrallë kemi shkatërruat pronat tona, nga pakujdesi apo me plan… por të jetojmë në shekullin 21, kur çdokush flet për kulturë, respekt ndaj tjetrit, respekt ndaj traditës, kultivim të kulturës dhe historisë, të drejtave të njeriut, etj, tek ne as paraardhësit tonë të famshëm, njerëz që pak a shumë kanë kontribuar për mirëqenien e këtij qytet, nuk lejohen të pushojnë në paqe, për më tepër nga dora jonë!
Që të zmadhohet mizoria, e ti shtohet peshë vandalizmit, kjo është bërë nën maskën e Islamit dhe në emër të Zotit!
Domethënë, në haremin e Xhamisë së Bregut deri mbramë ekzistonin tre varre, njëri prej tyre i takonte Kapidan Ahmet Gjylit i cili ka ndërtuar Xhaminë e Bregut dhe Xhaminë në Maje të Pazarit.
Këto, që vlenin si përmendore kulturo-historike nën mbrojtjen e kulturës, mbramë janë rrënuar dhe zhdukur në mënyrë të dhunshme…
Në qytet ku as eshtrat e të mëdhenjve nuk pushojnë në paqë, çka mund të presin të gjallët!?
Nuk është çudi që kjo ndodhi mu në atë xhami, të cilën populli e quajti xhami Vehabite. Kuptohet, në qarqet tjera të Ulqinit, ti quajmë qarqe elitë, ato nuk janë Vehabi, por Selefi – e njëjta gjë!
Sipas mësimeve dhe interpretimeve vehabit të Islamit, të cilët janë të operuar nga çdo gjë e bukur, përparuese dhe asristike… përmendoret në varre janë haram (gjegjësisht, rreptësisht të ndaluara) dhe çdo përmendore mbi varre, varrezet, mauzolejet, tyrbet etj, duhen shkatërruar dhe bërë rrafsh me tokën!
A nuk bënë të njëjtën gjë në vitet 90 në shtetet fqinj, ushtritë që dogjën, vranë e bënë gjenocide?!
Kuptohet, përsëri këto ngjarje do mbahen në heshtje, e do të thuhet: “Asgjë e tmerrshme, nuk duhet bërë zhurmë mbi gjëra të tilla”, dhe kështu dita ditës, shkallë shkallë, ne i dorëzohemi “dikuj atje” dhe ndërrojmë traditën dhe kulturën tonë të mrekullueshme për një grusht para, dhe ja lëshojmë në dorë vandalëve – në këtë rast Vehabitëve!
Autor : Safet Resulbegoviq Facebook





