Zjarrfikësit nga Ulqini në pergaditje maksimale

Zjarrfikësit nga UlqiniPër t’i paraprirë rritjes së temperaturave si dhe evitimit në kohë të zjarreve sektori i zjarrfikëses në qytetin e Ulqinit  ka marrë të gjitha masat e nevojshme për shuarjen në kohë të vatrave të zjarrit.
“I gjithë efektivi i zjarrëfikëses dhe makineritë janë në dispozicion për t’i shërbyer komunitetit,” në Komunën e Ulqinit,shpërndarë sot për mediat nga Komuna e Ulqinit.
Në bashkëpunim dhe me policinë, ujësjellësin si dhe komunitetin, reparti i zjarrfikëses do të përballojë sezonin e verës ku rrezikshmëria e rënies së zjarreve është evidente, vazhdon komunikata. Prioritet për këtë vit u është dhënë pyjeve, duke kërkuar bashkëpunimin e kryetarëve të komunave në Mal të Zi pasi 50 për qind e administrimit të pyjeve i ka kaluar këtyre të fundit.
Në kahasim me vitin 2006/2007/dhe vitit 2008 rastet e rënies së zjarrit në qarkun e Ulqinit kanë ardhur në rënie.

Njësiti Territorial Komunal i Zjarrfikësve  në Ulqin janë:

Kryetari i komunës së Ulqinit Gëzim Hajdinaga,Udhëheqësi i Njësitit të zjarrfikësve të Ulqinit Flamur Seloviq,Rexhep Mustafiq,Naim Bajraktari,Allmir Koka,MilanGlendza,Ylber Gjeka,Fikret Hajdinaga,Kadro Kurti,Nihat Hasa,Nikola Radulovic,Daut Mavriq,Gezim Nimanbegu,Kenan Kaplanoviq,Alpin Avdiq,Gazi Mustafic,Hamdi Truma,Agim Avdju,Artan Vukoviq,Almir Milli Ljamoviq,Enver Ujkasheviq,Fadilj Sukaliq,Januz Mehmedoviq,Ali Mehmedoviq,Suad Bushati,Ahmet Metanoviq,Rifat Sefa,Artan Kolari.

Vatrogasno Ulcinj Facebook

Albumi i Njësitit Territorial Komunal i Zjarrfikësve  në Ulqin

Lajme nga Ulqini


1