Tuna: Pas Kubës në Bora Bora

July 2, 2010   | Lajmet / Vijesti

TUNA_RILIND REKAÇifti i porsamartuar Altuna Sejdiu dhe Rilind Reka ende nuk e kanë zgjedhur destinacionin e tyre të radhës për pushimet e tyre vjetore.
Vitin e kaluar çifti kishin qenë në pushime në Kubë, ndërkaq tani Tuna thotë se vendin e pushimit do ta zgjedh burri i saj Rilindi.
Këngëtarja ka treguar se ky vend mund të jetë plazhi i Bora Borës që është një ishull i Francës në oqeanin paqësorë.
“Ka gjasa të jetë Bora Bora, por kudo që të jetë pushimet do i përfundojmë në fund të verës për shkak se momentalisht jam duke punuar në disa projekte të reja muzikore”, ka thënë Tuna.

YouTube Preview Image